″Ajo nuk ka ç´na ofron″ | Bota | DW | 05.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Ajo nuk ka ç´na ofron"

Konfliktet e brendshme ndërmjet Hamasit dhe Fatahut rëndojnë përpjekjet për paqen ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. Në këtë kuader Condoleezza Rice u takua me Abasin.

Condoleezza Rice në Izrael

Condoleezza Rice në Izrael


Situata ka ngrirë. Presidenti i palestinezëve Abbas muajin e kaluar pat thënë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, se një koalicion i madh ndërmjet Fatahut dhe Hamasit do të njihte të drejtën për ekzistencë të Izraelit. Disa orë më vonë kryeministri palestinez Ismail Hanija e kundërshtoi publikishtin deklaratën e tij. Që atëherë bisedimet ndërmjet grupeve rivale për krijimin e koalicionit qeverisë kanë ngrirë.


Asnjë gjurmë më nga trazirat e ditëve të fundit, kur një grup demonstruesish protestoi para rezidencës së presidentit të palestinezëve Mahmud Abaz në Ramallah kunder vizitës së ministres së jashtme të SHBA-ve Rice:

"Në se ajo është këtu apo, për ne është njëlloj."
"Ajo s´ka se c´na ofron. Ne duam paqe dhe pavarësi si çdo komb tjetër."

Pikërisht këtë do edhe bashkësia e shteteve, deklaroi ministrja e jashtme e SHBA-ve pastaj në konferencën e shtypit me Mahmud Abazin. "Tentojmë një zgjidhje me dy shtete, një zgjidhje, ku një Palestinë demokratike dhe një Izrael demokratik të jetojnë në paqe krah për krah."

Ministrja e jashtme amerikane nuk bëri të ditur iniciativa të reja. Por ajo theksoi mbështetjen për presidentin e moderuar palestinez Mahmud Abaz. Rice dhe Abaz folën edhe për krizën e brendshme palestineze. Meqenëse përpjekjet për një qeveri të unitetit me Hamasin radikal islamist kanë dështuar, Abaz mendon tani, që të pushojë qeverinë e Hamasit, për t´i dhënë fund kështu krizës politike. Ai u jep tani dy javë kohë islamistëve, për t´u kthyer në dialog. Pastaj ai do të shfrytëzojë të drejtat kushtetuese.

Hamasi e kundërshtoi këtë. Pasojat mund të jenë të dhimbshme, tha një zëdhënës i qeverisë. Ditet e fundit lufta për pushtet ndërmjet Hamasit në qeveri dhe Fatahut të presidentit Abbas është acaruar. Nga trazirat janë vrarë së paku 12 vetë, më shumë se 100 u plagosën. Brigada Al-Aksa e afërt me Fatahun kërcënoi me vdekje politikanët drejtues dhe islamistët radikalë. Prandaj ky kalimtar në Ramallah ka frikë.
"Konflikti ndermjet Hamasit dhe Fatahut mund të çojë në luftë civile. Secili do të sundojë tjetrin: Hamasi Fatahun dhe ana tjetër Fatahu Hamasin."

Edhe në Izrael po shtohen ndërkohë kërkesat, për të forcuar Mahmud Abazin, që konsiderohet si i moderuar. Sipas ish shefit të shërbimit sekret izraelit Efraim Halevy kjo mund të arrihet më së miri nëqoftëse bota e ndihmon Abazin të arrijë suksese të dukshme. Izraeli mund të bëjë lëshime, tha Halevy në radion izraelite. "Këto janë ndihmë ekonomike për palestinezët, e cila do të shkonte me së miri përmes presidentit palestinez. Pastaj përparime në bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve. Së treti Abaz do të mirrte më shumë kontroll në rrugët për në Rripin e Gazës dhe në Jordanin Perëndimor."

Ministrja e jashtme e SHBA-ve Rice takohet me kryeministrin Olmert, për të peshuar shanset për rigjallërimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Të enjten Rice takohet me homologen e saj izraelite Zipi Livn, si dhe ministrin izraelit të mbrojtjes Amir Perez.

  • Data 05.10.2006
  • Autor Sabine Mathay
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKK
  • Data 05.10.2006
  • Autor Sabine Mathay
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKK
Reklamë