Airbus 380 funksionon perfekt - provë e sukseshme e fluturimit të parë të gjigandit evropian | Evropa | DW | 27.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Airbus 380 funksionon perfekt - provë e sukseshme e fluturimit të parë të gjigandit evropian

Evropianët e kanë fituar garën me amerikanët në fushën e fluturimeve civile. Pas katër orë fluturimi avioni më i madh i pasagjerë, Airbus 380, i konstruktuar nga kosnorciumi evropian, u ul me sukses në Tuluzë. Airbus rivali i Boingut pritet të vihet në përdorim nga shoqëritë ajrore duke filluar nga viti 2006. Dita e sotme është një ngjarje e shënuar në historinë e aviacionit civil të dominuar për mëse 60 nga amerikanët.

default

Mijëra spektatorë në Tuluzë ndoqën sot ngjitjen e Airubus 380, Avioni më i madh për pasagjerëve i konstruktuar ndonjëherë në orën 10.29 u ngrit sot me sukses nga toka. Në bord ndodhen dy pilotë dhe katër inxhinierë avionësh.

Klemens Bollinger, menazher i zyrës së shtypit të aviacionit, këtë ngjarje historike për aviacionin evropian e vlerësoi: "Sot paradite u bë e qartë, se nëse Airbus fluturon, të paktën përkohësisht i jepet fund dominancës 60 vjecare të amerikanëve në aviacionin ndërkombëtar. Se sa kohë do të zgjasë kjo mbetet të shihet. Unë mendoj, se airbus do të bëjë ç´është e mundur për ta ruajtur dhe ndoshta edhe për ta zgjeruar këtë avantazh, të arritur me punë këmbëngulëse. Nga ana tjetër edhe Boing do të bëjë ç´është e mundur për të ruajtur dominancën në garën ndërkombëtare, sa i përket avionëve ushtarakë amerikanët vazhdojnë të kryesojnë, ndërsa në fluturimet civile ndërkohë janë evropianët ata që paraprijnë", deklaroi Bollinger.

Airbus 380 ka kapacitet të transportojë 800 pasagjerë. I konstruktuar me dy kate dhe me sallone dhe ambjente të ndryshme shlodhjeje, ka avion u ofron pasagjerëve komoditet, hapësirë shpejtësi dhe siguri. Joachim Shneider me një ekip prej 100 punonjësish është përgjegjës tek Lufthansa gjermane për këtë avion prestigjoz. Tani për tani është palanifikuar që deri në vitin 2007 të vihen në shërbim të linjave ajrore 15 airubus 380. "Ne kemi planifikuar që aurbus 380 të jetë simboli i flotës sonë. Ne duam që të kemi në krye dhe që këtë ta ndjenë edhe pasagjerët."

Parashikohet që një aeroport të investojë rreth 100 milionë dollarë për të qenë i pajisur për uljet dhe ngjitjet e këtij super-jett. Në Gjermani ndërkohë aeroporti i Mynihut është përgatitur nga ana teknike për të priotur airbus. Aeroporti bavarez qysh në vitin 2004 ishte i pari që u linecua për auribus 380. Si aeroporti i parë gjerman për fluturimet e provës të aairbusit dhe më vonë për futjen e tij në qarkullim do të jetë aeroproti i Frankfurtit.

Shefi i shërbimeve publike në aeroportin e Frankfurtit Vilhelm Bender vë në dukje: "Ne jemi të përgatitur mirë në Frankfurt. Madje qysh me vënien në funksionim të terminalit 2 në vitin 1994 kemi qenë të përgatitru edhe për aribusin. Tani duhet vetëm të bëjmë disa investime për ndërtimin e ambjenteve të portave dhe urave. Shoqëritë ajrore të Emirateve dhe Singapurit do të nisin në vitin 2006 me vënien e airbusit në linjë, ndërsa Lufthansa e ka planifikuar këtë për në vitin 2007. Deri në këtë kohë ne do të jemi të pajisur si duhet për të qenë njëri nga tri aeroportet kyc të licensuara për airbus 380", nënvizon Bender.

Krahas Londrës dhe Parisit edhe Frankfurti po i përmbahëet planit kohor. deri në vitin 2008 do të investohen rreth 100 milionë eurot në mënyrë që terminalet 2 dhe 1 të jenë të gatshme për funksionim. Fluturimi i provës së airbusit sot zgjat 4 orë, pritet që rreth orës 14:30 super xheti të zbarkojë sërish në Tuluzë. Prova e sukseshme dëshmon, se tani për tani evropianët e kanë fituar garën ndaj amerikanëve për fluturimet civile në hapësirë. Për këtë arësye kjo konsiderohet si një ditë historike për Evropën. Për konstruktimin e airbus 380 ka kontribuar konsorciumi evropian me pjesëmarrjen e gjermanëve, francezëve, britanikëve dhe spanjollëve.

  • Data 27.04.2005
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEb
  • Data 27.04.2005
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEb