Afrim pavarësisht nga irritimet - bilanc i konferencës së sigurisë në Mynih | Bota | DW | 13.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Afrim pavarësisht nga irritimet - bilanc i konferencës së sigurisë në Mynih

Të djelën në mynih (13.02.´05) përfundoi punimet konferenca e 41 ndërkombëtare e sigurisë. Rreth 250 politikanë dhe ushtarakë nga e gjithë bota ishin të pranishëm në këtë takim. Në qendër të konsultimeve ishte roli i NATO-s. Kancelari Gerhard Shrëder bëri thirrje për ripërtëritjen e aleancës. Por planet për reformë nuk u morrën sa duhet në konsideratë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për një luftë më të vendosur kundër terrorizmit dhe armëve të asgjësimit në masë.

Donald Ramsfelld në konferencën e sigurisë në Mynih

Donald Ramsfelld në konferencën e sigurisë në Mynih

Konferenca e sigurisë në Mynih shërben si një lloj barometri i marrëdhënieve transatlantike. Nëse marrëdhëniet janë të tensionuara, siç ndodhi në fillim dhe pas luftës në Irak, debati në konferencën e Mynihut është i zjarrtë. Nëse gjithçka është në rregull mes Evropës dhe SHBA, toni qetësohet. Kështu ndodhi këtë vit barometri i konferencës parashikonte mot të qetë, madje edhe vetë ministri i mbrojtjes i SHBA, Donald Ramsfelld, vërejtjet e të cilit në konferencën e Mynihut shpesh herë kanë qenë mjaft të ashpra, këtë radhë ishte i qetë dhe miqësor.

Kjo nga njëra anë ka të bëjë me faktin, se tema e Irakut ndërkohë është përqëndruar në përpjekjet e përbashkëta për rindërtimin dhe jo si më parë tek arësyet për sulmin. Por kjo ndoshta ka të bëjë edhe me faktin tjetër, se si rjedhojë e grindjes për luftën e Irakut, është krijuar një frymë e re mirëkuptimi për rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit transatlantik. Pikëpamjet e ndryshme janë pjesë e këtij bashkëpunimi, por kërcënimet prej terrorizmit dhe armëve të shfarrosjes në masë mund të përballohen vetëm bashkarisht.

SHBA dhe Evropa në politikën e sigurisë janë të lidhura në mënyrë ekzistenciale midis tyre, dhe NATO-ja fiton në këtë drejtim një rol vendimtar - ky vlerësim u shpreh njëzëri në konferencën e sigurisë në Mynih.

Por qëndrimet ndahen kur shtrohet çështja, nëse është e aftë NATO-ja sot për t´u bërë ballë këtyre sfidave. Kancelari i Gjermanisë, Gerhard Shrëder, bëri thirrje për ripërtëritjen e aleancës. Ai porpozoi që të krijohet një forum ekspertësh për të konceptuar reformën e aleancës. Sipas Shrëderit nuk mjafton vetëm shkëmbimi dhe bashkëpunimi mes SHBA dhe Evropës për t´iu përgjigjur kërkesave të kohës.

Por që propozimi i Shrëderit fillimisht shkaktoi irritme, për këtë është fajtor vetë kancelari: ai i formuloi në mënyrë mjaft konfuze idetë e veta, aq sa disa pjesëtarë të konferencës e akuuzaun atë se po përpiqet t´i bëjë varrin NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u detyrua si rjedhojë që t´i dalë në mbrojtje aleancës, gjë që në fund të fundit asnjëri prej pjesëmarrësve nuk e vuri në dyshim. Situata nuk u zbut as kur Shrëder i sëmurë me grip që nuk ishte në gjendje t´i sqaronte vetë idetë e tij nxorri në ring ministrin e mbrojtjes. Inciativa në parim të rëndësishme u prezantuan jo si duhet.

Vetëm pasi ministri i jashtëm, Joshka Fisher, iu referua propozimit të kancelarit, inciativa u bë më e qartë. NATO-ja përtej detyrave ushtarake të saj mund të shërbejë si një gjymtyrë lidhëse mes Evropës dhe SHBA. Ajo mund të jetë si një forum diskutimi, ku mund të shqyrtohen çështje të debatueshme, pasi në këshillin e NATO-s marin pjesë rregullisht 26 vende nga të dyja anët e Atlantikut.

Një pikëpyetje e madhe në këtë mes është, se mos vallë me zgjerimin e gamës së detyrave NATO-ja mund të mbingarkohet duke i tejkaluar kapacitetet e veta. Dëshira për më shumë konsultime dhe për një strategji të re të përbashkët është tani më e kuptueshmë se kurrë, për vetë faktin, se NATO-ja ka kaluar një provë të vështirë të unitetit të saj. Por edhe forumet e ekspertëve nuk mund ta shmangin që SHBA dhe disa shtete të tjera evropiane të kenë qëndrime të ndryshme edhe në të ardhmen. E kjo s´mund të ndryshojë as me strategjinë, për ta evituar këtë nëpërmjet planeve të reformave.

  • Data 13.02.2005
  • Autor Nina Verkheuzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQY
  • Data 13.02.2005
  • Autor Nina Verkheuzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQY
Reklamë