1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afrim nё kohё luftrash dhe konfliktesh

17 Shkurt 2017

Prezantimi i parё i ministrit tё ri tё Jashtёm tё SHBA-sё nё skenёn ndёrkombёtare i dha tonin takimit tё ministrave tё Jashtёm tё Grupit G20 nё Bon. Pёr herё tё parё Rex Tillerson u takua me kolegun rus Sergej Lavrov.

https://p.dw.com/p/2XjXE
Deutschland G 20 Außenministertreffen in Bonn Tillerson und Lawrow
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Shcherbak

Ministri i Jashtёm rus  Sergej Lavrov pas takimit me kolegun e tij nga SHBA-ja, Rex Tillerson sheh njё bazё tё mirё pёr njё bashkёpunim mё tё ngushtё. "Eshtё e qartё, qё ne nuk mund t'i zgjidhim tё gjitha problemet, por ne kemi mirёkuptim tё pёrbashkёt, qё atje ku interesat tona pёrputhen, duhet tё avancojmё", tha Lavrov nё kuadёr tё takimit tё G-20 nё Bon. Njё takim i kreut tё Kremlinit, Vladimir Putin dhe presidentit tё SHBA-sё Donald Trump do tё organizohet, sapo tё dy krerёt e shteteve ta konsiderojnё tё mundshme, tha Lavrov.

Bisedime bilaterale

Moska mё parё reagoi e indinjuar ndaj kёrkesёs nga Shtёpia e Bardhё pёr kthimin e gadishullit tё Krimesё Ukrainёs. Rusia e aneksoi Krimenё nё vitin 2014. Perёndimi e konsideron kёtё si shkelje tё sё drejtёs ndёrkombёtare. Kёshilltari i sigurisё i Donald trump, Michael Flynn tё hёnёn (13.02) dha dorёheqjen pёr shkak tё kontakteve tё diskutueshme me Rusinё gjatё luftёs elektorale.

Tillerson ka theksuar, se Trump ёshtё i gatshёm t'i pёrballojё vёshtirёsitё bilaterale, tha Lavrov sipas agjencisё sё lajmeve Interfax. Kryesisht nё luftёn kundёr terrorizmit Moska dhe Uashingtoni kanё interesa tё pёrbashkёta. Lavrov, tha, se ndёr tё tjera ka folur me Tillerson edhe pёr konfliktet nё Siri, Ukrainё dhe Afganistan. Nё kёtё kontekst, sipas tij, kolegu amerikan ka theksuar gatishmёrinё e SHBA-sё, qё tё angazhohet pёr zgjidhjen e konflikteve. Sapo tё jenё zёnё tё gjitha postet dhe tё jenё ndarё detyrat nё ministritё pёrkatёse tё SHBA-sё, Rusia mund tё vendosё kontaktet.

Deutschland G 20 Außenministertreffen in Bonn Proteste Greenpeace
Fotografi: Reuters/T. Banneyer

Gabriel: "Unanimitet nё masё tё gjerё"

Ministri i Jashtёm i Gjermanisё, Sigmar Gabriel pas njё takimi me homologun kinez  Wang Yi, tha, se Gjermania me Kinёn nё tё ardhmen duan tё bashkёpunojnё mё ngushtё. Pёr njё kohё tё gjatё Kina frenonte pёrpjekjet ndёrkombёtare pёr kufizimin e ngrohjes sё Tokёs. Ndёrkohё kjo ka ndryshuar. 

Megjithatё SHBA-ja nёn Trump tani ёshtё gati tё shkёputet prej protokollit pёr mbrojtjen e klimёs tё nёnshkruar mё 2015 nё Paris. Aktivistёt e Greenpeace pёr kёtё arsye e pёrshёndetёn nё Bon ministrin e Jashtёm tё SHBA-sё, me slloganin  "Planet Earth First" - due pёrdorur shprehjen e Trumpit "America-first". Njё pankartё me kёtё mesazh aktivistёt e mjedisit e vendosёn nё direkun e njё anijeje, qё lundronte pёrgjatё lumit Rin nё Bon. Konferenca sigurohet nga rreth 2000 punonjёs tё policisё.

vfb/cr/uh (dpa, afp)