Afganistani, i përgatitur për aventurën e demokracisë | Bota | DW | 07.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Afganistani, i përgatitur për aventurën e demokracisë

Me ndihmën e gomarëve, të deveve dhe kamionëve po shpërndahen në Afganistan kutitë zgjedhore. Të shtunën zhvillohen zgjedhjet e para të lira presidenciale. 60.000 policë afganë dhe 27.000 ushtarë të huaj janë dërguar në 5000 zonat elektorale me qëllim të mbrojtjes së zgjedhjeve presidenciale. Ekziston frika se kundërshtarët militantë, do të përpiqen të zhvillojnë atentate gjatë zgjedhjeve. Megjithëse janë vrarë 12 aktivistë zgjedhorë dhe janë plagosur 33 të tjerë, dhe kërcënimit të përgjithshëm, në vend u zhvillua një fushatë e rregullt

Nxënëse në Dashte-e qela

Nxënëse në Dashte-e qela

Në historinë plot trazira të popullit afgan do të zgjidhet për herë të parë kreu i vendit përmes zgjedhjeve demokratike. Sipas parimeve demokratike qytetarët duhet të zgjedhin në mes të partive dhe kandidatëve të ndryshëm. Elita politike e Afganistanit po përpiqet të tregojë alternativa demokratike. Të 18 kandidatët ndër ta edhe presidenti provizor Hamid Karzai dhe Masuda Xhalal, një aktiviste politike me profesion mjeke, reflektojnë multietnicitetin në vend, gjuhët dhe rajonet e ndryshme të vendit. Mosha mesatare e kandidatëve është 50 vjeç, duhet përmendur këtu se mjekja Masuda Xhalal është 41 vjeç dhe është kështu kandidatja më e re dhe ndërkohë më e pavarura.

Presidenti Karsai me 47 vjetët e tij gjithashtu llogaritet tek grupi i kandidatëve më të rinj. Kandidati për president dhe president aktual, Karzai, si pikë themelore të programit të tij vuri vazhdimin e strategjisë së tij si president i tanishëm i vendit. Në programin e tij rol të rëndësishëm luan ndërtimi i infrastrukturës së vendit, ndërtimi ekonomik dhe drejtësia sociale. Në fushatën zgjedhore u vu re se konkurentët e Karsait si pikë orientimi për zhvillimin e strategjisë politike të tyre, patën programin zgjedhor të presidentit aktual.
Në këtë fushatë madje disa konkurentë premtuan projekte ambicioze si për shembull detyrimin shkollor për të gjithë fëmijët,realizimin për të gjithë të rrjetit të ujit të pijshëm dhe rrymës elektrike. Çdo qytetar afgan duhet të ketë mundësinë e strehimit në vend. Po pyetja se si mund të financohen projekte të tilla nuk ka përgjigje.
Megjithë ndryshimet në programin zgjedhor të kandidatëve, çështjet e sigurisë dhe unitetit kombëtar u trajtuan me prioritet të plotë dhe në nëmnyrë të ndershme, pa polemikë. Kjo ka rëndësi të madhe për shoqërinë afgane, si shoqëri tranzitore. Mohamed Karim Kalili, kandidati për zëvendëspresident i Karzait në një debat theksoi: "Për palën tonë nuk ka rëndësi nëse duhet të fitojmë patjetër. Por ka rëndësi shumë të madhë për Afganistanin që zgjedhjet të zhvillohen pa trazira, paqësore dhe në mënyrë të ndershme."

Në Afganistan përfundoi dy ditë para zgjedhjeve të para të lira presidenciale fushara elektorale. Për habinë e vëzhguesve politikë fushata zgjedhore në një vend me 90% analfabetë u zhvillua pa probleme të dukshme dhe kontruktive.
16 kandidatë janë në garë, pasi të mërkurën dy kandidatë hoqën dorë në dobi të presidentit tranzitor Hamid Karsai. Ata u bënë thirrje mbështetësve të tyre që të shtunën të votojnë për Karsain. Në zgjedhje janë regjistruar për të marrë pjesë më shumë se 10 milionë afganë, disa mendohet disa herë. Karsai u ka bërë thirrje talibanëvë radikalë islamikë që të kthehen në shoqëri. Ata i kanë kërcënuar me vdekje si kandidatët ashtu edhe zgjedhësit.


  • Data 07.10.2004
  • Autor Said Musa Samimi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArS7
  • Data 07.10.2004
  • Autor Said Musa Samimi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArS7
Reklamë