Adresë interneti me mbaresën ″.eu″ | Evropa | DW | 12.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Adresë interneti me mbaresën ".eu"

Që prej ditës së premte deri sot mbi 300.000 qytetarë të BE-së janë regjistruar pranë zyrës për adresat e internetit të BE-së për të marrë një adresë interneti me mbaresën ".eu".

default

Institucionet si dhe pronarët e firmave apo të markave kishin të drejtë që të rezervonin adresat përkatëse që në muajin dhjetor. Deri tani janë regjistruar 340.000 adresa të tilla. Sa për një krahasim në internet ka rreth 10 milionë domene me mbaresën ".de". Adresa me mbaresën e Evropës kushton nga 25-30 euro në vit, thuajse dyfishin e një adrese të vendeve anëtare të BE-së.

Në listën e domeneve janë bllokuar adresa me përmbajtje nacionalsocialiste apo raciste.

Komisioni i BE-së e filloi këtë projekt përpara shtatë vjetësh me qëllim që përmes kësaj mbarese, zona ekonomike evropiane të diferencohet qartë prej asaj amerikane dhe aziatike.


  • Data 12.04.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBN
  • Data 12.04.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBN