Acarime të mëtejshme Rusi - Gjeorgji | Bota | DW | 06.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Acarime të mëtejshme Rusi - Gjeorgji

Tensionet mes këtyre vendeve janë ashpërsuar pas arrestimit të katër oficerëve rus në Gjerogji, të cilët akuzoheshin për spiunim. Ndërkohë oficerët janë liruar

Evakuimi nga Tbilisi

Evakuimi nga Tbilisi

Presidenti i Gjeorgjisë Mihail Shakashvili ka kritikuar Rusinë për shkak të fushatës së fundit kundër vendit të tij, si pasojë ka pasur një valë të armiqësisë ndaj të huajve. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e shqetësuar me zhvillimet e fundit. Rusia ka ndërprerë dhënjen dhe vazhdimin e lejeve të punës dhe qëndrimit. Ndërkohë që ka paralajmëruar edhe ngritjen drastike të çmimeve të gazit.

"Shteti po sillet ndaj qytetarëve të vet si një bandit. Shakashvili është vetëm shërbëtor i interesave të amerikanëve. Ai i plotëson detyrat e marra prej tyre. Të gjitha strukturat e këtij vendi janë të ndryshkura nga korrupsioni".

Zjuganov dhe Putin të një mendjeje

Për komunistin Genadij Zjuganov situata është shumë e qartë. Si rrallë më parë, Zjuganov ka mendim të njëjtë me presidentin e vendit Vlladimir Putin dhe qarqet nacionaliste, të cilat kërkojnë vendosjen e sanksioneve kundër Gjeorgjisë. Shumë restorante gjeorgjiane në Moskë janë mbyllur befasisht, me shpjegimin se nuk i plotësojnë kushtet higjienike ose tatimore. Kazinot e njohura në Moskë mbyllen me shpjegimin se gjoja nuk kanë leje për punë ose kontrollohen prej bosëve të mafias gjerogjiane. Në hotelin "Ukraina", janë futur policë të maskuar dhe të të armatosur deri në dhëmbë dhe kanë marrë stolitë nga një shitore. Në një hotel tjetër u sulmua kinse një shef i mafias me heroinë.

Të gjitha këto kanë bërë që bashkësia ndërkombëtare t'i bëjë thirrje të dy palëve për maturi. Ndërkohë që masat ruse duken të pakuptueshme, udhëheqja në Kremlin pohon se pala tjetër është fajtore. Kështu pohon edhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov. "Mendoj se udhëheqja e Gjeorgjisë e ka radhën. Ajo e kupton shumë mirë se ku qëndron problemi. Jemi të mendimit se duhet t'i japë fund politikës antiruse. Vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhen problemet e mëdha që kemi sot".

Rusët largohen nga Gjeorgjia


Vetëm gjatë ditës së premte nga Gjeorgjia kanë ikur rreth 300 rusë. Numri është i barabartë me shtetasit e Gjeorgjisë që janë dëbuar nga Moska. Thuhet se në Rusi jetojnë ilegalisht rreth gjysmë milioni shtetas të Gjeorgjisë, të cilët aktualisht kanë brenga të thella. Ndërkohë paraqitur edhe një organizatë e vetëquajtur "Lëvizja kundër emigrantëve ilegalë", e cila policisë i ofron emrat e tregtarëve dhe dyqaneve të Gjeorgjisë. Gazeta Komersant shkruan se autoritetet e shkollave në Moskë kanë hartuar një listë me emrat e nxënësve gjeorgjianë. Autoritetet e shkollave kanë përgënjeshtuar këto pohime, por kanë pohuar se janë duke u kontrolluar të gjithë të huajt. Masat e bojkotit arrijnë deri në Tbilisi. Sipas urdhërave të Moskës, një shkollë që financohet prej Rusisë ka vendosur t'i largojë nxënësesit e familjeve të ushtarakëve.

Gjeorgjianët nuk blejnë mallra ruse

Masat e bojktotit po ndërmirren edhe prej Gjerogjisë. Një masë bojkoti zyrtar të prodhimeve ruse nuk ekziston, por gjeorgjianët gjithnjë e më shumë po blejnë mallra vendore apo të importuara prej vendeve të tjera. Thuhet se kualiteti i birrave, ëmbëlsirave prodhimeve të qumshtit dhe prodhimeve të tjera ruse është i keq. Gjerogjia tani po furnizohet më shumë nga Polonia, Ukraina, Kanadaja apo Kazakistani. Gjeorgjia ka kërcënuar edhe me masa tjera ekonomike kundër Rusisë.

Aktualisht po mendohet për mundësinë që të tërheqë pëlqimin për anëtarësimin e Rusisë në Organizatën botërore tregtare. Kjo do të thotë edhe largimin e Rusisë nga kjo organizatë ku vlen parimi i marrjes së vendimit me të gjitha votat. Ndërkohë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është duke rishikuar mundësinë e largimit të Rusisë me shpjegimin se Rusia do të ndalojë trannferimin e parave në Gjergji, gjë që cënon një prej parimeve themelore të kësaj organizate botërore financiare. Pengimi i trafikimit të devizave konsiderohet si cënim i tregtisë botërore.

  • Data 06.10.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKI
  • Data 06.10.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKI
Reklamë