A nevojitet një shërbim sekret mbarëevropian? | Evropa | DW | 23.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A nevojitet një shërbim sekret mbarëevropian?

Ministrat e jashtem të BE aprovojnë masat kunder terrorit.

default

Në Bruksel ministrat e jashtem të BE aprovuan dje një paketë masash kunder terrorizmit, të propozuar nga ministrat e tyre të brendshem. Kete e njoftoi ministri i jashtem irlandez dhe kryetari i rradhes i BE, Brian Cowen. Ministrat e brendshem evropiane i propozuan keto masa pas sulmeve të Madridit, masat do të aprovohen perfundimisht në takimin e nivelit të lartë të BE në fund të kësaj javë. Nder të tjera është parashikuar përshpejtimi i shkembimit të informacioneve të sherbimeve të veçanta sekrete. Perveç kesaj duhet të caktohet një koordinator evropian për çeshtjet e sigurisë. Po a do të mjaftojë kjo?
Shumë më pak kohe nga ç´ishte planifikuar munden t´i kushtojnë ministrat e jashtem të BE luftimit të terrorizmit në Evropë. Ngjarjet aktuale, dhuna në Lindjen e Mesme, kerkonin vëmendjen e tyre. Nga ministrat varet permiresimi i përbashket i mbrojtjes nga terrorizmi. Luftimi i terrorit konsiderohet nga shumica e shteteve si detyre e lartë kombetare. Të shkembesh informacione eshte e vështirë të mendohet për sherbimet sekrete. Koordinatori i anti-terrorit, të cilin BE do ta vendosë do ta kete shumë të vështirë të bashkojë 25 sherbime sekrete të pavarura. Koordinatorit i mbetet të përpunojë planin e aksionit, të ngjashem me atë që u përpunua pas 11 shtatorit 2001. Së paku permiresimeve juridike që parashikon plani do t´u jepen afate konkrete.
Shkembimin e informacionit e kanë vleresuar të gjithë ministrat. Ky nuk është aq shumë një akt organizativ sa një akt politik. Sherbime sekrete të shteteve të vogla nuk i duhen më Evropës pas sulmeve të Madrid. Zinxhiri i sulmeve nga 11 shtatori 2001 deri me 11 mars 2004 ka treguar, se terroristet veprojnë prej kohesh në mbarë botën edhe duke shfrytezuar lirinë e udhetimit në Evropë. Prandaj ndermjetesuesit dhe sherbimet sekrete duhet të mendojnë më në fund në mënyrë globale dhe të shkëmbejnë më shpejt informacionet e veta. Po aq i rëndësishem sa një koordinim i brendshem evropian do të ishte shkembimi i të dhënave me sherbimet amerikane CIA, NSA dhe FBI, të cilet kanë burimet me të mira të informacionit në botë. Por që prej luftes së Irakut shumë kontakte ketu janë ngrirë. SHBA shfrytezojnë në Evropë kryesisht sherbimin sekret britanik, i cili nga ana e tij nuk lejohet t´i shkembejë keto informacione me sherbimet sekrete evropiane. Nga SHBA erdhi propozimi, për krijimin e një aleance të sherbimeve sekrete, që duhet të punojë si Nato, pra nën një komandë të perbashket të domunuar nga amerikanët. Kesaj i tremben sigurisht evropianet.
Kryetaret e shteteve dhe të qeverive kujdesen që ajo që ekziston tashme të shfrytezohet me mirë. Keto janë policia evropiane EUROPOL dhe prokuroria evropiane EUROJUST. Hapi i parë logjik do të ishte pajisja e tyre me më shumë kompetenca dhe personel. Edhe krijimi i një qëndre të dhenash për dhenien e vizave dhe një regjistri për veprat penale me sfond terrorist duhet të krijohet. Evropa nuk ka nevojë për koordinatore të rinj, por për njerez, të cilët bëjnë me të vertetë diçka në punën policore jashte kufinjve të vendeve të tyre.

  • Data 23.03.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHx
  • Data 23.03.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHx