A ndodhet ″ishullin përrallor″ Sri Lanka në prag të një zhgjëndrre, luftës civile? | Bota | DW | 06.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A ndodhet "ishullin përrallor" Sri Lanka në prag të një zhgjëndrre, luftës civile?

Shancet për një zgjidhje paqësore të konfliktit të përgjakshëm disa dhjetra vjeçar mes trigrave çlirimitarë, siç quhen njësitë Tamil Elam dhe qeverisë, që përfaqëson shumicën singalezë të popullsisë në Sri Lankë po përkeqësohen gjithnjë e më shumë. Armëpushimi i arritur në vitin 2002 me ndërmjetësimin norvegjez ndonëse zyrtarisht është fuqi, shkelet herë pa shere prej konfrontimeve të përgjakshme. Vetëm në prill të këtij viti kanë vdekur gati 1.000 vetë prej sulmeve të kamikacëve, minave, dhe sulmeve nga ajri të forcave qeveritare si dhe gjatë luftimeve në det. Gati gjysma e viktimave janë civilë. Në afërsi të qytetit bregdetar në veri-lindje Trinkomale para pak ditësh pati luftime t

default

ë ahpra të këmbësorisë, të parat qysh nga fundi i vitit 2001.

Sri Lanka ndonëse një ishull, është një perlë e vërtetë krahasuar me ishujt e tjerë, por pavarësisht nga të gjitha oqeannet që e ndajnë një gjë e lidh atë me vatrat e tjera të konfliktve në botë. Edhe këtu vazhdimisht civilë të pafajshëm ndeshen midis dy fronteve. Ankohet kështu Brad Adams i organizatës humanitare Human Rights ëatch:

"Teksa u nënshkrua armëpushimi në janar të vitit 2002 pati rreth 50 civilë të vdekur. Në vitin 2005 numri i viktimave arriti në 300. Ndërsa këtë vit kanë gjetur vdekjen 800 njerëz. Nëse këtë periudhë s´do të flitej gjithë kohën për Izraelin dhe Libanin, me siguri që do të kishim folur më shumë për Sri Lankën."

Trupat qeveritare nga njëra anë, rebelët tamilë nga ana tjetër, dhe midis tyre civilët, një konstelacion i tillë s´ka ndryshuar qyhs prej vitit të kaluaar. Ndonëse në 2002 u arrit marrëveshja e armëpushimit, ajo ka vlerë vetëm sa copa e letrës mbi të cilën është nënshkruar. Marrëveshja nuk rfrespektohet, e këtë e dëhsmoi së fundi edhe viti 2006. Norbert Ropers është drejtor i fondacionit Berghof në Sri Lankë i angazhuar si mediator për konfliktin:

"Qysh prej muajsh po shënohet shkallëzim në rritje i situatës nga të dyja palët, thënë më saktë, qysh prej zgjedhejs së presidentit të ri në nëntor 2005."

Konflikti mes trigrave dhe luanëve buçet prej disa dekadash në ishull. Singalezët, përkthyer nga gjuha vendase do të thotë luanë, përbëjnë shumicën e popullsisë, ndërsa Tamilët e ndjejnë veten të shtypur prej tyre. Tigrat çlirimtarë të Tamilëve madje luftojnë për një shtet më vete. Qëkurse në vitin 2005 u bë president, singalezi nacionalist Rajapkse konflikti është ashpërsuar sërish.

Arëseja aktuel për rishpërhtimin e dhunës ishte bllokimi i pendave të ujit nga rebelët Tamilë, thotë Atula Javardene, i ushtrisë qeveritare:

"këtu s´kemi të bëjmë me një grindje lokale për ujin. Ka ka qenë një akt terrorist. Terroristët kanë penguar që uji të mbërrijë tek 15.000 familje. Nëse s´do të ndërhynin trupat qeveritare do të kishim një katastrofë."

Por secila palë akuzon tjetrën për shpërthimin dhe shkallëzimin e dhunës, Aftashkurtër duhet që të ulen armët, ndërsa në afatgjatë synohet që të vendoset qetësia dhe t´i pritet rruga spirales së dhunës, vë në dukje mediatori i konflktit Ropers:

"Sipa smendimit tim e vetmja rrugë ëhstë nës eida dalim që të rifmormohet shteti në një shtet të përbashkët, i cili t´i përkasë si Tamilëve edhe myslimanëve mbi bazën e barazisë."

Një shtet federal mund të jetë një zgjidhje, megjithatë tani për tani kjo formulë është shumë e largët. Për të arritur deri këtu palët e konfliktit fillimisht duhet të ulen në tryezën e biseidmeve. Por s´ka shumë gjasa që bashkësia ndërkombëtare ta përshpejtojë këtë proces, pasi ndërkohë në botë ka shumë vatra të ndezura konflikti.

  • Data 06.08.2006
  • Autor Kai Küstner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKj
  • Data 06.08.2006
  • Autor Kai Küstner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKj
Reklamë