A mund të besohet në gatishmërinë e ETA-s për armëpushim? | Evropa | DW | 23.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A mund të besohet në gatishmërinë e ETA-s për armëpushim?

Organizata terroriste baske ETA, ka paralajmëruar për "armëpushim" pas katër dekadash veprimtarie terroriste. ETA bëri publike këtë vendim përmes një komunikate të kumtuar të mërkurën. "Heqja dore prej dhunës duhet t`i shërbejë procesit demokratik, i cili do t`i mundësonte baskëve për të vendosur të lirë për çështjen e ardhmërisë, thuhet në të.

Flamuri bask.

Flamuri bask.

Megjithate, ETA nuk është shprehur për armëpushim përfundimtar, siç ka kërkuar qeveria në Madrid. Qeveria spanjolle e ka cilësuar shpalljen e armëpushimit si "tregues shpresëdhënës" dhe si "lajm të mirë për të gjithë spanjollët", por në të njëjtën kohë është treguar e përmbajtur.

Më shumë se asnjëherë më parë duhet treguar kujdes, ka thënë zëvendëskryeministrja spanjolle. Ajo ka të drejtë. Pra duhet shikuar me kujdes shpallja afatgjatë e armëpushimit nga ana e ETA-s. Por marrja e vendimit është hap shumë me i mirë se sa të mos kishte ndodhur fare. Ëështë diçka që nuk është e zakontë për terroristët. Për këtë arsye ky vendim, është vërtet lajm i mirë.

Sepse ai do të thotë se Spanja ka shmangur njëherë për njëherë rrezikun e sulmeve terroriste. Mirëpo, ky armëpushim është një lloj mëshire e ETA-s, për këtë arsye nuk meriton të festohet. ETA mund të heqë dorë në çdo kohë nga armëpushimi i paralajmëruar dhe të fillojë të përhaë sërish frikë me autombomba, vrasje dhe rrëmbime.

Opozita konservatore ka të drejtë nëse thotë se nuk duhet ushqyer shumë besim tek ETA. Megjithëse kërkush nuk pret që brenda një kohe të shkurtër të ndodhë një gjë e tillë. Kryeministri socialist spanjoll Zapatero mund të detyrohet të bjerë në një situatë të palakmueshme. Para disa muajve ai shprehu gatishmërinë e kushtëzuar për bisedime me ETA-n. Nëse ekzistojnë shanset e mira për ruajtjen e armëpushimit, atëherë sipas kryeministrit spanjoll qeveria e tij do të marrë përsipër fillimin e dialogut.

Zapatero e ka bërë të qartë se qeveria e tij do të paguajë një çmim për paqen në vendin e baskëve ashtu si edhe qeveritë e mëparshme. Kjo do të thotë se synimi ETA-s për pavarësimin e vendit të baskëve nuk do të mund të realizohet me qeverinë e kryeministrit aktual spanjoll, por do të ketë trajtim lehtësues për terroristët e arrestuar të ETA-s. Atë që ETA nuk arriti ta realizojë përmes terrorit me dekada të tëra nuk do ta arrijë me anë të bisedimeve politike.

Edhe nëse për shkak të shpalljes së armëpushimit do të fillojnë bisedimet, dallimet përmbajtësore jane aq të mëdha sa nuk është e mundshme gjetja e një emëruesi të përbashkët. Pikërisht në këtë pikë kanë dështuar edhe bisedimet e para shtatë viteve. Mirëpo qeveria është e predisponuar mirë për t`i dhënë një shans bisedimeve. Meqenëse se Spanja ka qenë me dekada të tëra peng i terrorit të ETA-s, qeveria nuk mund të lejojë të mos i japë fund vazhdimit të aktiviteteteve terroriste në vend. Dhe në shërbim të këtij qëllimi krahas punës së madhe të policisë do të zhvillohen edhe bisedime .Kjo është diçka e mirë.

Pyejta vendimtare në këtë moment është nëse janë dobësuar apo jo terroristët baskë prej sukseseve të deritanishme të policisë, gjë që i ka detyruar të heqin dorë nga kërkesat maksimaliste. Retorika e shfaqur në komunikatën e fundit manifeston një tregues të tillë. Mirëpo ende kjo nuk paraqet të vërtetën e plotë. Pra momenti është i shfaqjes së dritës në fund të tunelit. Mirepo tuneli është i gjatë dhe mund të dalë sërish ndonjë udhëkryq.

  • Data 23.03.2006
  • Autor Oliver Glaap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBc
  • Data 23.03.2006
  • Autor Oliver Glaap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBc