A ka të drejtë policia të kërcënojë me dhunë? | Gjermania | DW | 23.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

A ka të drejtë policia të kërcënojë me dhunë?

default

Nënkryetari i policisë së Franfurtit, Volfgang Dashner duhet të përgjigjet para gjyqit për shkak të kërcënimeve me dhunë, ndaj vrasësit të fëmiut Jakob von Metzler. Vrasësi ka akuzuar numrin dy të policisë për kërcënime me dhunë me synim që ai të pranojë vrasjen. Mirëpo Dashner thotë se kërcënimet ishin me synim shpëtimin e fëmiut të rrëmbyer, për të cilin shpresohej se ende mund të jetë i gjallë.

Ishte kjo një cështje jete apo vdekje. Prandaj policia ka kërcënuar të dyshuarin se në rast nevoje do të përdorin edhe dhunë të jashtëzakonshme, me synim gjetjen e fëmiut të rrëmbyer Jakob von Metzler, shkruan në raportin e policisë. E gjitha kjo ka ndodhur me 1 tetor të vitit 2002. Përgjegjësi për këtë rast, nënkryetari i policisë së Frankfuritit mbi Majnë, Volfgang Dashner, i referohet normave ligjore të ligjit penal i cili në raste ektreme konfliktesh, lejon edhe kërcënimet me dhunë.

Ajo që në atë kohë dinte vetëm i dyshuari ishte fakti që fëmiu Jakob von Metzler ishte i vdekur. Vrasësi Magnus G. është dënuar me heqje të përjetshme lirie, ndërkohë që tashti para gjyaktës për kërcënime me përdorim dhune duhet të përgjigjen edhe nëpunësi i policisë i cili ka kërcënuar dhe nënkryetari i policisë që ka lejuar masa të këtilla.

Prokuroria e Frankfurtit akuzon në radhë të parë Volfgang Dashner për keqpërdorimin e postit dhe nxjerrjen me dhunë të pranimit të të dyshuarit. Në një raport me shkrim, vet Dashner shpjegon se të dyshuarin e ka kërcënuar me masa dhune, në qoftë se nuk e bënë të ditur vendit e fshehjes së fëmiut të rrëmbyer. Ndëkorhë që për zhvillimet e hetuesisë ai ka informuar edhe Prokurorinë, por jo edhe për kërcënimet, të cilat kanë sjellë deri te gjetja e trupit të pajetë të fëmiut të vrarë katër ditë më parë.

Kërcënimet me dhunë ishin edhe shkaku pse prokuroria nuk ka pranuar si provë dëshminë e të akuzuarit të dhënë gjatë hetuesisë.

Ngjarja e Jakob von Metzler nuk do të futet në historinë e gjykatave gjermane si një rast vrasjeje por për mënyrën e hetuesisë dhe zhvillimit të bisedës informative. Sipas drejtësisë ndërkombëtare dhe asaj gjermane, ndalohet kërcënimi me dhunë si mjet për nxjerrjen e provave.

Fjala është tashti nëse mund të ketë përjashtime. Më mirë thënë: a ka të drejtë policia të kërcnojë me dhunë me synim shpëtimin e jetës së një përsoni të tretë? Fakti që fëmiu ishte i vdekur, kur Dashner mori këtë vendim për kërcënime, në këtë rast nuk është me relevant.

  • Data 23.02.2004
  • Autor Karin Jäger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7U
  • Data 23.02.2004
  • Autor Karin Jäger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7U