1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A e zëvendësoi me të vërtetë IRA luftën me paqë?

Uta Tofern29 Korrik 2005

Në konfliktin e Irlandës së Veriut është shënuar dje në përparim i madh. Armata Republikane Irlandeze (IRA), e cila lufton për pavarësinë e këtij vendi, shpalli të përfunduar luftën e saj të armatosur. Që prej vitit 1997, në fuqi është armëpushimi, i cili në masë të madhe është respektuar. Vlerësohet se si pasojë e luftimeve mes IRA-s dhe forcave britanike dhe irlandeze të sigurisë, në të kaluarën janë vrarë rreth 3.600 njerëz. Në vitin 1921 Irlanda është shpallur vend i pavarur, por edhe është ndarë. Pjesë veriore e ujdhesës i përket edhe sot Britanisë së Madhe, dhe është e banuar me katolikë irlandez dhe protestantë britanikë. A thua me këtë vendim është hapur me të vërtetë rrug

https://p.dw.com/p/AqjP
Gerry Adams, udhëheqës i krahut politik të IRA-s
Gerry Adams, udhëheqës i krahut politik të IRA-sFotografi: AP

a për autonominë e Irlandës së Veriut?

Më nuk është në fuqi vetëm armëpushimi por edhe paqa. Përmes një kumtese televizive i erdhi fundi periudhës 35 vjeçare të luftës së armatosur dhe aktiviteteve nëntoksore. Prej të enjëtes në Britani të Madhe, u shpall zyrtarisht fundi i një lufte qytetare, e cila është paguar me jetën e rreth 3.600 njerëzve. IRA gjeti fjalë shumë të qarta, më të qarta se kurrë më parë. Prej të gjithë pjesëtarëve kërkohet që të hedhin poshtë armët dhe në të ardhmen të angazhohen që synimet e tyre t'i realizojnë me mjete politike, përmes rrugës demokratike.
Në reagimet e para vërehet një lehtësim i madh por edhe dyshim. Të dyja palët kanë të drejtë. Vet kryeministri britanik Toni Bler dhe homologu i tij irlandez Berti Ahern, në kumtesat e tyre lanë një fije dyshimi. Kryeministri irlandez tha se ky mund të jetë një zhvillim histroik, në qoftë se pasohet me negociata të vërteta. Ndërsa Bler foli me fjalë të zgjedhura për IRA-n, duke theksuar se ky vendim jep shpresë për përfundimin e dhunës. Megjithatë: euforia duket ndryshe.
Një shkak për skepsë quhet Jan Peisli, shefi i Partisë Unioniste Demomratike, me orientim radikal. Peisli nuk është vetëm kundërshtari më i denjë i IRA-s dhe krahut politik Shin Fejn, por prej zgjedhjeve të fundit lokale dhe politikani më i fuqishëm protestant në këtë vend. Në reagimin e tij të parë dhe në reagimet e protestantëve thuhet se IRA shumë shpesh ka premtuar dhe pak i ka mbajtur premtimet e veta. Së pari duhet të shihen dëshmitë e qarta për çarmatimin, ndërkohë që nuk është dëgjuar asnjë fjalë për aktivitetet kriminele të IRA-s.
Fjala është për vrasje, plaçkitje bankash, kontrabandë me drogë si dhe dënimin brutal të atyre që nuk janë luajal ndaj IRA-s, si dhe familjeve të tyre. Pikërisht këto akte të kohëve të fundit kanë bërë që kësaj organizate të mos i mbetet asnjë rrugë tjetër, përveçse shpalljes së paqës. Ishte lufta e guximshme e gjashtë grave dhe të fejuarit të një viktime, e cila ka bërë publike terrorin e kësaj organizate nëntoksore dhe humbjen e mbështetjes në vend dhe jasht tij. Prandaj oferta për paqë është e besueshme, por kësaj oranizate në përgjithësi i besohet pak.
Kjo edhe për faktin se kanë mbetur edhe shumë pyetje pa përgjigje. Çfarë do të ndodhë me Shin Fejnin, në qoftë se IRA do që synimet e veta t'i realizojë vetëm me mjete politike? Si do të duket përsoneli politik? A thua ish - terroristët do të shndërrohen në liderë partiak dhe si do të jetojë Irlanda e Veriut me këto fakte?
Mirëpo, në fillim duhet të shihet se si do të sillen partitë protestante në këtë situatë të re. Ato duan që ky vend edhe më tej të mbetet në kuadër të Britanisë së Madhe. Ndërkohë që IRA dhe Shin Fejni edhe më tej angazhohen për bashkimin e tij me Republikën e Irlandës. Shikuar nga raportet e tanishme, Peisli dhe shefi i Shin Fejnit, Gjeri Adams, duhet të bëjnë koalicion në qoftë se duan kthimin e autonomisë së këtij vendi.
Kjo duket iluzore. Megjithatë, Peisli është i mbështetur me kurriz për muri. Vendosja e autonomisë më parë ka dështuar për faktin se IRA nuk donte të dorëzonte armët. Në situatën e tanishme, lideri i protestantëve ka humbur këtë argument. Çarmatimi duhet të jetë shumë i shpjetë dhe i besueshëm. Aq i shpejtë sa që asnjëra palë të mos ketë kohë ta dëmtojë këtë proces. Në një rast të këtillë, 28 korriku i vitit 2005, mund të sinjalizojë një shans të vërtetë dhe mund të shënohet si një datë historike kur, siç tha kryeministri Bler, "lufta u zëvendësua me paqë".