1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do t´i rezistojë qeveria italiane protestave të lobit futbollistik?

Gregor Hoppe7 Shkurt 2007

Masat e rrepta shkaktojnë protestat e klubeve

https://p.dw.com/p/Ar8v
Futboll pa tifoza?
Futboll pa tifoza?Fotografi: AP

A do ta mbajë dot qeveria italiane kursin e ashpër kunder dhunës në stadiumet e futbollit? Një nga masat e vendosura tani, ndeshjet e kategorisë së parë pa publik, kanë shkatuar protestën e klubeve më të rëndësishme. Pas dhunës të së premtes së kaluar, ku në Sicili u vra një polic, u plagosen rreth 50 policë të tjerë dhe 100 tifozë, këta duan të kalojnë mundësisht shpejt në normalitet. "Ne i themi po rifillimit të kampionatit, por jo ndeshjeve pa publik", kështu thotë psh presidenti i klubit të Palermos Maurizio Zamparini pas mbledhjes urgjente të federates italiane të futbollit të martën në Romë. Reagimi i qeverisë në Romë duhet të kishte ardhur që kur, mendon Gregor Hoppe në komentin e tij.

Më në fund Roma po i nxjerr klubet para përgjegjësisë. Kjo meriton lëvdatë.
Edhe pse në të njëjtën kohë të duhet të pyesësh. Por përse duhet vdekja e një polici, derisa ministri i brendshem të ngrejë zërin për respektimin e kushteve të sigurisë në stadiumet e futbollit të vendit? Por kesaj qeverite italiane të shtate viteve të fundit, pra të të dy kampeve politike, do t´i pergjigjeshin. Ne po nxjerrim ligjin e katert të posacem për sigurimin në ndeshjet e futbollit. Dikush atje duket se nuk e respekton sa duhet ligjin.është më se e vertetë.

Rregullat nuk i respektojnë as edhe shoqatat e mëdha të futbollit të Italisë. Dhe aspak, kur kushtojnë para. Mecenët dhe sponzorët i shfrytezojnë parate më mirë për blerje spektakulare të lojtarëve se sa për sigurinë e publikut, që paguan. Aq me zell, saqë janë të pakta klubet, që i kanë në rregull borderotë dhe financat. Kështu bosët tani e kanë të lehtë, që të bëjnë zhurmë. Dhe jo të gjithë janë aq vulgar, sa presidenti i federatës profesioniste të futbollit, Antionio Matarese.

Përfaqësuesi i interesave financiare të klubit profesionist tha dje fjalën e pamenduar "the show must go on", duke shtuar se fundja edhe Fiati nuk e ka nderprerë prodhimin në kohën e krizës. E pabesueshme që ditën tjetër të jetë perseri në post. Mirë që qeveria nuk do të lëshojë pe ndaj këtij lobiizmi makut, por shpresojmë se do ta bëjë. Në të dyja dhomat e parlamentit ka njerëz, që kanë tendencë të zbuten ndaj kërcënimit.

Ndeshje para tribunave bosh për ata stadiume, të cilat nuk u përgjigjen rregullave, kjo është më e pakta. Natyrisht që eksceset më të rënda vihen re aty, ku stadiumet u pershtaten kritereve të zhvillimit të ndeshjeve. Si psh para Olimpicos në Romë, apo stadiumit delle Alpi në Torino për të përmendur vetëm dy nga arenat, që janë adapte për të zhvilluar ndeshje. Hapat e para të qeverisë duhet të ndiqen nga të tjera dhe biles shpejt. Kushedi sa gjëra duhen bërë ende. Parrullat me fjalë urrejtjeje dhe simbole raciste nuk duhet vetëm të të zemërojnë, por duhen ndaluar dënuar, ata që i ngrenë lart. Klubet e tifozëve në nivelin aktual të hetimeve duhen parë si shoqata kriminale. Huliganet duhet të dënohen më rreptë. Ajo që funksionon në Angli, së paku duhet të përpiqet të bëhet në Itali.