- A do ta lejojë Gjykata Kushtetuese gjermane zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani? - Anija kozmike ″Discovery″ ateron në tokë pa incidente | Studimi në Gjermani | DW | 10.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

- A do ta lejojë Gjykata Kushtetuese gjermane zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani? - Anija kozmike "Discovery" ateron në tokë pa incidente

Senati i II i Gjykatës Kushtetuese gjermane

Senati i II i Gjykatës Kushtetuese gjermane

Në qendër të shtypit të sotëm gjerman është çështja e vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese gjermane në lidhje vendimin e presidentit për të shpërndarë parlamentin dhe për të organizuar zgjedhje të reja në Gjermani, si dhe kthimi në tokë pa incidente i anijes kozmike "Discovery"

Fillimisht citojmë nga gazeta e Bonnit "General-Anzeiger" rreth diskutimeve të Gjykatës Kushtetuese gjermane për organizimin e zgjedhjeve të reja në vend:

"A duhet që pasi tri instanca ligjvënëse dhe kushtetuese thonë të njëjtën gjë, edhe e kartërta të jetë e këtij mendimi? Apo thënë ndryshe, a është e mundur që tri organe kushtetuese që thonë të njëjtën gjë, të gabojnë? Po, ato mund të gabojnë. Për këtë Gjykata Kushtetuese gjermane po shqyrton kushtetueshmërinë e shpërndarjes së parlamentit, Bundestagut. Për këtë është mirë që partitë të përgatiten për të gjitha eventualitetet qofshin këto jorealiste apo të padëshiruara. E qartë se edhe pse të gjithë duan që të organizohen zgjedhje të reja, sikurse theksoi edhe presidenti në fjalën e tij, rruga për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme nuk do të thotë se është patjetër edhe në përputhje me kushtetutën. Një fjalë e urtë gjermane thotë "Kush ka një dëshirë e gjen edhe rrugën për ta realizuar". Por mendimi dominues në radhët e juristëve është i ndryshëm nga ai që dominon në radhët e politikanëve."

Edhe gazeta "Wiesbadener Kurier" thekson se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese gjermane nuk janë patjetër në një mendje me politikanët.

"Si edhe në raste të tjera kolegji i gjyqtarëve nuk është në një mendje edhe sa i përket çështjes së legjitimitetit të zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani. Ndryshe nga partitë që pa asnjë pikë dyshimi politik apo juridik po përgatitin fushatën elektorale për 18 shtatorin, ekspertët e së drejtës kushtetuese nuk janë të gjithë të gatshëm ta pranojnë njëzëri shpërndarjen e parlamentit pas mocionit të mosbesimit."

Duke komentuar shkaqet e dilemës së gjyqtarëve gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan:

"Në këtë çështje nuk bëhet fjalë vetëm për faktin nëse zgjedhjet për parlamentin do të zhvillohen në tetorit të vitit 2006 apo në shtator të vitit 2005. Në sfond shtrohet pyetja nëse Gjermania vazhdon të jetë një demokraci parlamentare apo një demokraci e kancelarit."

Ndërsa gazeta "Berliner Zeitung" sqaron:

"Në qoftë se Gjykata Kushtetuese, instanca më e lartë gjyqësore në vend, do ta legalizojë shpërdorimin e mocionit të mosbesimit, kjo do të çojë nga njëra anë në dobësimin e deputetëve. Por nga ana tjetër do të bënte që një kancelar që nuk e ka të fortë shumicën pas vetes, ta përdorte çdo herë mocionin e mosbesimit, si një masë për të disiplinuar të pabindurit në radhët e veta. Një gjë e tillë vërtet që nuk do të çonte në të drejtën e parlamentit për t'u vetëshpërndarë, por kancelarit papritur do t'i shtohej e drejta e shpërndarjes së parlamentit, kur ta shihte vetë të arsyeshme. Këtë vërtet që nuk do ta dëshironte askush, por kjo do të sanksionohej në rast se Gjykata Kushtetuese do të merrte një vendim të tillë."

Në gazetën "Express" që botohet në Këln ne lidhje me kthimin në tokë pa incidente te anijes kozmike "Discovery" lexojmë:

"Amstrongu, njeriu i parë që shkeli në Hënë, ishte diçka e veçantë. Emrat e atyre që bënë më vonë të njëjtën gjë si ai, as që i mban mend njeri. Stacioni ndërplanetar rus MIR konsiderohet si grumbull mbeturinash të së kaluarës. Stacioni ISS u kthye në një hotel kozmik, ku shkonin njerëz të ndryshëm. Anija kozmike Challenger shpërtheu në nisje e sipër, Columbia u shkri duke hyrë në atmosferën e tokës, kurse tani të gjithë prisnim me ankth kthimin e anijes Discovery. E njëkohësisht të gjithë ëndërrojmë për të pushtuar kozmosin dhe për të lënë gjurmë në Mars apo në planete të tjerë. Ne duam të zbulojmë pafundësinë, si Kolombi Amerikën. Por gjurmët e metaleve që ishin shkrirë në sipërfaqen e anijes kozmike Discovery na tregojnë se sa i madh është rreziku dhe se ne jemi vetëm njerëz dhe kemi kufijtë tanë në hapsirën e pafundme kozmike. Mirëseerdhe sërish në Tokë, Discovery."

  • Data 10.08.2005
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruJ
  • Data 10.08.2005
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruJ