A do të përzihet presidenti i ri portugez në politikën e qeverisë? | Evropa | DW | 23.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A do të përzihet presidenti i ri portugez në politikën e qeverisë?

Presidenti i ri i Portugalisë quhet Anibal Cavaco Silva. Politikani konservator 66 vjeçar fitoi zgjedhjet e së dielës me rreth 51 për qind të votave. Ai paralajmëroi se do të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me qeverinë socialiste.

Presidenti i ri i Portugalisë

Presidenti i ri i Portugalisë

Elektorati portugez është i pamëshirshëm. Portugezët nuk i presin qeveritë dhe poltikanët e tyre shumë gjatë dhe në rast se një qeveri nuk i mban premtimet e saj, atëhere zgjedhësit e ndëshkojnë në rastin më të parë. Kështu ndodhi edhe me qeverinë e socialdemokratit José Socrates. Menjëherë pas zgjedhjes para një viti kjo qeveri nuk e mbajti premtimin elektoral duke ngritur tvsh-në. Për këtë elektorati e dënoi kryeminstrin Socrates duke zgjedhur një president të parehatshëm.

Natyrisht që nxjerrja e Portugalisë prej krizës ekonomike është një detyrë tepër e vështirë. Vendi vuan prej deficitit buxhetor, mungesës së dëshirës për të konsumuar, braktisjes se fshatrave apo papunësisë. Lufta ndaj këtyre problemeve kërkon shumë energji, forcë dhe vendosmëri, pa harruar edhe domosdoshmërinë e koncepteve të përshtatshme. Në një udhëkryq të tillë gjendet edhe Gjermania.

Elektorati portugez vendosi këtë radhë që të lejojë më tepër konkurrencë. Sipas motos konkurrenca e gjallëron biznesin, ata zgjodhën kundrejt qeverisë socialdemokrate një president konservator, dhe madje një të tillë, i cili me siguri do të përzihet në politikën e qeverisë.

Anibal Cavaco Silva ishte kryeministër i Portugalisë prej vitit 1985-1995. Gjatë qeverisjes së tij Portugalia përjetoi një modernizim të shpejtë. Dhjetë vjetët e Cavaco Silvas në pushtet janë edhe periudha më e gjatë në të cilën ka qëndruar një politikan në pushtet, që pas revolucionit të karafilave. Pra askush nuk mund të thotë se Cavaco Silva nuk ishte i vendosur dhe rezistent.

Për t'u diskutuar mbetet nëse ai, si reformator liberal, ka recetat e domosdoshme për vendin dhe nëse ka të drejta që të diktojë të tilla receta në postin e presidentit, i cili parashikon më tepër detyra reprezentative.

Nga ana tjetër ai fitoi shumicön absolute që në raundin e parë kundrejt gjashtë kandidatëve. Për këtë nisur nga një mandat i tillë, ai me siguri nuk do të ngurrojë, që edhe pa e pyetur të bëjë diagnostikime dhe të propozojë terapi për gjendjen e vendit. Dhe qeverisë do t'i duhet jo vetëm që t'i dëgjojë fjalët e presidentit, por edhe të reagojë ndaj tyre.

Sado që kryeministri Socrates të theksojë se zgjedhja për presidentin nuk kishte të bënte me punën e qeverisë së tij dhe të tërheqë vëmendjen se edhe ai u zgjodh me shumicë absolute, ai duhet ta ketë të qartë se shumica absolute që fitoi presidenti është më e freskët se ajo e tij dhe se shkak për këtë ka dhënë në pjesën më të madhe edhe ai vetë.


  • Data 23.01.2006
  • Autor Oliver Glapp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCF
  • Data 23.01.2006
  • Autor Oliver Glapp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCF