A do të ketë sukses takimi i nivelit të lartë të BE të premten dhe të shtunën? | Politika | DW | 09.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

A do të ketë sukses takimi i nivelit të lartë të BE të premten dhe të shtunën?

Barometri në Bruksel tregon shtrëngatë.

Kështu dalëngadalë në Bruksel nervoziteti mund të preket me dorë: a do të ketë sukses takimi i nivelit të lartë të premten dhe të shtunën? A do të mund të bien dakord për një kushtetutë të përbashkët evropiane shefat e shteteve dhe të qeverive të 25 shteteve të vjetra dhe të reja të Bashkimit Evropian? A do të kemi një hap të madh- apo vetëm një kompromis në emëruesin më të vogël të përbashkët? A do të arnohet, deri në detajin më të vogël projekti i kushtetutës së BE - apo do të arrihet që në përgjithësi të ruhen idetë e tij? Dhe: kush do të jetë fitimtari në takimin e nivelit të lartë? Konventa? Spanja dhe Polonia që duan të zbatojnë me çdo kusht privilegjet e tyre? Apo Franca dhe Gjermania dhe të tjerët që duan ta ruajnë projektin e Konventës?

Pyetje pas pyetjesh - në makinën politike të Brukselit nuk e ndien optimizmin e zakonshëm. 50 me 50 i vlerësojnë realistët dhe optimistët, dhe këta nuk janë shumë , shanset për një sukses të takimit të nivelit të lartë. Pjesa tjetër është pesimiste, druhet se rënia përfundimtare dakord mund të arrihet vetëm në fillim të vitit të ardhshëm.

Megjithëse natyrisht që të gjithë e dinë: në dramaturgjinë e një takimi të tillë të nivelit të lartë bën pjesë pokeri, përvijimi apokaliptik i dështimit - dhe mjeshtër për këtë është ministri i jashtëm gjerman. Këtu bën pjesë edhe taktizimi i rilaksuar- siç e bën në mënyrë të pakrahasueshme kryeministri i Luksemburgut - Zhan Klod Junker. Këtu bën pjesë edhe insistimi këmbëngulës - duet mjeshtëror për këtë janë Spanja dhe Polonia. Sepse, nëse përjashtohet mundësia e dështimit të takimit të nivelit të lartë, atëherë suksesi i takimit nuk është triumf - kaq e thjeshtë është logjika e diplomatëve. E megjithatë: ky takim i nivelit të lartë disi nuk është siç duhej të ishte.

Kur në takimin e nivelit të lartë në Nisë në Nëntor 2000, pas orëve, ditëve dhe netëve torturuese dhe dërrmuese kryetarët e shteteve dhe të qeverive gjetën më në fund përgjigjet për çështjet institucionale të BE, të cilat mund të përmblidhen me fjalinë: si mund të drejtohet Bashkimi Evropian i të 25-ëve në mënyrë të arsyeshme dhe efikase?- të gjithë e patën të qartë: përfundimi është i keq dhe kështu nuk mund të ecet më tej. Dhe prandaj në Nisë u vendos që të thirret një konventë,që të përpunojë një kushtetutë, për të siguruar aftësinë për veprim të BE dhe legjitimitetin e saj demokratik. Deri këtu mirë. 100 parlamentarë dhe anëtarë të qeverive pastaj u nisën, debatuan për më shumë se një vit nën udhëheqjen autoritare të Valeri Zhiskar D'Esten dhe shkruan më në fund histori kushtetutese - me projektin e një marrëveshjeje të parë kushtetuese evropiane. Projekti u paraqit, korri duartrokitjet që i meriton, shkaktoi kritikat, që i meriton - por jo sa duhet.

Dhe pastaj, projekti i kushtetutës u përfol, nga vetë shtetet nacionale. Për të u bë pazar si në pazarin e kuajve. Papritur, kompromiset e konventës nuk kishin më asnjë vlerë. Papritur marrëveshja e Nisës duhej të bëhej sërish baza orientuese për matematikën politike evropiane. Me një fjalë: pas Konventës ishte sërish Nisa. Dhe ajo që doli në pah: mësimet e Nisës qenë harruar.

Tani flitet prapë për interesa nacionale. Pra: ne nuk mund të bëjmë pa komisarin tonë, thotë njëra palë. Neve na duhet aq peshë politike, sa na kanë dhënë edhe në Nisë, thonë të tjerët. Ministri i jashtëm i Evropës? Shkëlqyeshëm, por ne nuk e thërrasim kështu atë. Vendime me shumicë votash, patjetër- por jo këtu, aty dhe atje. Dhe presidenti i radhës i BE, për të krijuar pak vazhdimësi? Shumë mirë, por i plotësuar me "presidenca në ekip". Me fjalë të tjera: gjithçka që fiksoi Konventa e Bashkimit Evropian pas diskutimeve tepër lodhëse, tani janë vënë në diskutim. Dhe me këtë edhe kushtetuta.

Pra sinjalet flasin për shtrëngatë në Bruksel. Dhe baballarët e kushtetutës duhet të shohin pa ditur ctë bëjnë se si përflitet dhe copëtohet vepra e tyre. Dhe kështu, Brukseli përjeton atë që nuk e ka pritur askush: një renesansë të Nisës.
  • Data 09.12.2003
  • Autor Aleksandër Kudashef
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqw1
  • Data 09.12.2003
  • Autor Aleksandër Kudashef
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqw1