A do të ketë pranime të tjera në Bashkimin Europian? | Ballkani | DW | 28.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të ketë pranime të tjera në Bashkimin Europian?

Po, thotë Günter Gloser, sekretar shteti në ministrinë e jashtme gjermane, Bashkimi Europian do tö pranojë edhe vende të tjera. A është Shqipëria dhe Kosova mes tyre?

Kjo punëtore ngjit motorrin e një makine Dacia, Rumani

Kjo punëtore ngjit motorrin e një makine Dacia, Rumani

Tema e debatit e zhvilluar dje në Pallatin Jean Monnet në Berlin është njëkohësisht një pyetje që shtrohet sot dy ditë pas vendimit të Komisionit Europian për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në union. Pyetja është "A do hyjnë vende të tjera në Bashkimin Europian?"

"Po, edhe vende të tjera do të hyjnë në BE sepse ky union ka marrë para disa vitesh vendime të rëndësishme dhe aktualisht ne jemi duke i përpunuar këto vendime. Jo vetëm ne anëtarët e BE-së por edhe vendet që kanë shprehur dëshirën për tu pranuar" thotë Günter Gloss, Sekretar shteti në ministrinë e jashtme gjermane. Dhe Günter Gloser e di mirë, sepse ai merret me politikën europiane dhe është duke parashtruar pikat orientuese për Gjermaninë, e cila do të marrë më 1 janar presidencën e rradhës së BE-së.

Pyetja tjetër që ndjek domosdoshmërisht të parën është cilat janë vendet që pasojnë? Kroacia, Turqia është temë shumë e diskutueshme, por edhe... "Unë kujtoj se kryetarët e shteteve vendosën para disa vitesh që edhe vendet e Ballkanit perëndimor të kenë perspektivë pranimi në BE," shton Gloser.

Maqedonia, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia. Secili vend duhet vlerësuar në bazë të përparimeve që ka bërë, sepse: "Po të bësh një listë sheh se në fusha të caktuara për shembull Maqedonia është më përpara se Shqipëria fqinjë ose se Bosnjë Hercegovina. Nga ana tjetër nuk mund të mos shihen përparimet që kanë bërë këto vende. Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ekzistonte perspektiva europiane për to? Nëse të gjithë ne nuk do të ushtronim presionin që po ushtrojmë që edhe këto vende t'i afrohen pranimit në Bashkimin Europian."

Një pikë e rëndësishme e debatit është Kosova, e cila ka luajtur edhe ditët e fundit një rol. Për Günter Gloser: "Eshtë e rëndësishme thuhet se dhënia e statusit të Kosovës nuk mund të zgjidhet sikur po i thua djallit "dil përjashta", sepse Kosova nuk mund të shihet e izoluar, dhe çështja nuk mund të zgjidhet vetëm duke u përqëndruar në Kosovë. Pyetja që duhet bërë është si është puna me vendet fqinjë, si është puna me Serbinë, ku janë duke u zhvilluar zgjedhje? A mendohet se nëpërmjet një vendimi të shpejtuar mund të dëmtohen ata njerëz dhe grupe që nuk donte kërkush ti dëmtonte. Pra duhet gjetur një balancë. Ka mundësi që zgjidhja të mos vijë nga bisedimet. Mund të ketë edhe një zgjidhje të implementuar, por kjo është dhe çështje edhe më e ndjeshme për tu trajtuar, kështu që unë mendoj se Ahtisaari do të shohë çdo mundësi, por për shkak të zhvillimeve të caktuara në Ballkanin perëndimor, veçanërisht në Serbi, vendimet për njërën ose tjetrën çështje do të merren më vonë."

Nëse nga Gjermania ndiqet debati politik që zhvillohet për zgjerimin e Bashkimit Europian atëherë ato që thonë disa forca politike krijojnë përshtypjen sikur pranimet e reja do të bëhen nesër ose pasnesër. Günter Gloser tërheq vëmendjen për ata politikanë që përpiqen ta shfrytëzojnë temën e zgjerimit në Gjermani për të ngrohur atmosferën në politikën e brendshme dhe për të nxirrë projektin e zgjerimit.

Gjermania duhet ta shohë procesin e zgjerimit nga perpektiva e vendeve që vendosin bashkë me të tjerët për pranimet e reja. Një proces i tillë ka nevojë për punë sqaruese. Njerëzit do e pranonin ndryshe zgjerimin nëse procesi prezantohet në mënyrë të kuptueshme.

  • Data 28.09.2006
  • Autor Aida Cama
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcI
  • Data 28.09.2006
  • Autor Aida Cama
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcI
Reklamë