A do të japë dorëheqje presidenti izraelit Kacav? | Politika | DW | 16.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

A do të japë dorëheqje presidenti izraelit Kacav?

Për presidentin e shtetit izraelit Moshe Kacav puna duket jo mirë. Pasi kritikat kundër tij për shkak të shfrytëzimit seksual të shumë grave tani janë zgjeruar në përdhunim, 60 vjecari vendosi të mos shfaqet të hënën në seancën hapëse të punimeve të parlamentit.

Presidenti izraelit Moshe Kacav

Presidenti izraelit Moshe Kacav

Hetimet kundër presidentit të shtetit izraelit, Moshe Kacav nuk kanë përfunduar ende. Por rezultatet kryesore të hetimeve policore flasin tashmë një gjuhë të qartë. Në të paktën pesë raste ai mendohet se ka ngacmuar seksualisht punonjëse të varura prej tij. Thuhet se ka arritur puna deri në përdhunim. Në gazetat izraelite u publikuan sot detaje pikante nga pohimet e dëshmitarëve.

"Ai mbylli derën, më përqafoi me dhunë, më preku. Ai ishte shumë brutal. Puna erdhi në prekje që mund t'i quash ngacmime seksuale. Kur puna nuk eci sic e donte ai, ai e bëri me dhunë. Nuk ma kishte marrë mendja, se mua mund të më ndodhte një gjë e tillë."

Dhjetë gra regjistruan javët e fundit ankesat e tyre kundër kreut të shtetit. Kacavi i ka ngacmuar seksualisht, i ka shpërdoruar dhe kërcënuar, bënë të ditura ato. Disa ankesa kanë të bëjnë me kohën kur ai ndodhej për Likudin në Kneset, në parlament dhe kur ishte ministër i turizmit. Pohimet e forta nuk të lënë mundësi tjetër, vecse hedhjes në gjyq të presidentit, thuhet në rekomandimin e policisë, të cilin e mbështet edhe ministria e drejtësisë. Kacavi, i cili deri tani i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat u tregua i patundur. Ai do të japë dorëheqje vetëm atëherë, kur prokurori i përgjithshëm të ngrejë formalisht aktpadije kundër tij, bëri të ditur ai përmes avokatit të tij. Një situatë të rëndë ai megjithatë ia kurseu vendit të tij. Ai e anulloi pjesëmarrjen në hapjen ceremoniale të sezonit të dimrit të Knesetit. Presidentja e parlamentit, Dalia Itzik:

"Nuk mund të thuhet, se nuk jam e prekur jo këndshëm nga rekomandimet e qeverisë. Por njëkohësisht duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk është detyra jonë që të marrim vendimin për presidentin. Edhe në kohën e presionit dhe të krizës, dhe këtu kemi të bëjmë me një situatë krize- demokracia duhet të njohë vetëpërmbajtje, pikërisht në orë të vështira."

Kryetari i komisionit të etikës në Kneset, Haim Oron nga partia e majtë Merec e përshëndeti vendimin e Kacavit:

"Eshtë një gjë e mirë që presidenti e ndërmori këtë hap. Besoj se presidenti, kur del në pah një akuzë e tillë, duhet të vetësuspendohet. Shpresoj, që presidenti nuk do ta detyrojë Knesetin, që ta shkarkojë nga posti, sepse ky do të ishte një akt i rëndë për të dhe për zyrën presidenciale."

Pritet që prokurori i përgjithshëm të vendosë javët e ardhshme, nëse do të ngrejë aktpadije kundër Moshe Kacavit. Por më parë ai do t'i japë mundësi presidentit që të pozicionohet në një seancë dëgjimi për akuzat që i bëhen.

  • Data 16.10.2006
  • Autor Betina Marks
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoJ
  • Data 16.10.2006
  • Autor Betina Marks
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoJ