A do të fillojnë negociatat për pranimin e Turqisë në BE? | FOKUS | DW | 14.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

A do të fillojnë negociatat për pranimin e Turqisë në BE?

Presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare të BE, në samitin e Bruselit, i cili zhvillohet ditën e enjëte, nuk do ta ritheksojnë afatin për fillimin e negociatave për pranimin e Turqisë në këtë organizëm. Më parë ishte e planifikaur që bisedimet të fillojnë me tre tetor. Eshtë ky vetëm një formalitet? Apo është një sinjal për shtyrjen e qëllimtë të negociatave për anëtarësimin e këtij vendi, të banuar me shumicë muslimane?

Së bashku apo ndamas?

Së bashku apo ndamas?


Kryetari i radhës i Këshillit të Evropës, Zhan Aselborn thotë se në këtë drejtim nuk ka asgjë të re. Mirëpo, zhvillimet e fundit në Turqi shikohen me skepsë.
Siqoqoftë, kthesat e fundit në debatin për zgjërimin e Bashkimit Evropian, janë tema kryesore për mediat turke. Në dokumentin përfundimtar të samitin të BE, i cili zhvillohet këtë javë në Bruksel, do të bëhet fjalë edhe për cëshjen e zgjërimit të këtij organizmi. Mirëpo, spikerja e televizionit turk u shpjegonte dëgjuesve se 3 tetori nuk do të theksohet tekstualisht, si data e hapjes së negociatave për pranimin e Turqisë. Pritet që BE në konkluzionet e veta të nënvizojë se cështja e negociatave për pranimin e Turqisë, mbetet ashtu sic është vendosur në samitin e mëparëshëm.
Po cila është domethënja e këtij dallimi kaq të vogël, për shansat e Turqisë për anëtarësim në BE? Turqit nuk janë të sigurtë në shpjegime e tyre, por shumica janë të brengosur. I tillë është edhe tregtari Binali Jildiz.
"Përsonalisht, si shtetas i Turqisë, jam i brengosur. Shansat për anëtarësimin e Turqisë në BE, në këtë moment duken keq. Së shpejti edhe në Gjermani do të ketë zgjedhje të reja, gjë që edhe më shumë mund të keqsojë shansat e Turqisë. Pra, mua më duket se gjërat nuk po shkojnë në favor të Turqisë", thotë ai.
Zyrtarisht, Qeveria e Ankarasë gjërat i shikon më ndryshe. Humbja e kohës rreth formulimeve të konkluzioneve të samitit nuk kanë të bëjnë fare me Turqinë, thotë kryeministri Rexhep Taip Erdogan. Ai pohon se 3 tetori mbetet data e fillimit të negociatave për pranimin e Turqisë në BE.
Disa analistë të mediave turke janë të mendimit se konkluzionet e këtilla të samitit janë madje pozitive. Kështu pohon komentatori i gazetës Sabah. "Në qoftë se në samit nuk bëhet fjalë për anëtarësimin e Turqisë, do të thotë se nuk do të ketë as konkluzione negative", pohon kjo gazetë bulevardeske.
Mirëpo të paktë janë ata turqë të cilët e shikojnë gjendjen me një sy kaq optimist. Shumica janë pesimistë dhe kanë frikë nga mundësia e ndryshimeve.
"Besoj se BE nuk është i sinqertë. Të gjitha këto duken vetëm si justifikime. Unë mednoj se BE është një klub i të krishterëve. Ndërkohë që pohimet e evropianëve për pranimin e Turqisë më duket të pasinqerta. Prandaj, zhvillimet e fundit nuk më befasojnë fare", pohon mjeku, Sefer Öztürk.
Në aspektin juridik, kumtesa e samitit të ardhëshëm nuk do të ndryshojë asgjë. Data 3 tetor mbetet si kohë e fillimit të negociatave për pranimin e Turqisë në BE. Mirëpo, në apsektin politik, Turqia nuk ndjehet e sigurt në prag të këtij samiti. Shumë turqë shtrojnë pyetjen: në qoftë se evropianët tashti nuk mund të ritheksojnë datën e fillimit të negociatave, si do të kenë guxim që me 3 tetor me të vërtetë t'i fillojnë ato?


  • Data 14.06.2005
  • Autor Suzane Gysten
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkS
  • Data 14.06.2005
  • Autor Suzane Gysten
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkS