A do të akuzohet presidenti izraelit për përdhunime? | Bota | DW | 02.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A do të akuzohet presidenti izraelit për përdhunime?

Presidenti i Izraelit, Moshe Katcav, duhet të përgjigjet përpara gjyqit për përdhunim dhe ngacmim seksual të grave gjatë periudhës së presidencës si dhe në kohën që ka qenë ministër i turizmit. Mbi ngritjen përfundimtare të padisë do të vendoset pasi Katcav të dëgjohet për herë të fundit nga gjqytarët. Kjo seancë është planifikuar për sot.

default

Nëse këto ditë i gjithë interesi i mediave nuk do të ish përqëndruar tek lufta për mbijetesë politike e kryeministrit Ehud Olmert - vëmendja e opinionit do të ish fokusuar në rezidencën presidenciale në Jeruzalem. Moshe Katcav, të cilit pas tërheqjes përpara tri muajsh nga posti iu desh të lagrohet nga rezidenca presidenciale, sot do të kthehet aty, në vendin e ngjarjes, siç besojnë autoritetet hetimore.

Prokurori i përgjithshëm, Menahem Masus, do ta dëgjojë presidentin, që pretendon se ka harruar, pikërisht në ish-kabinetin e tij të punës, përpara se Katcav të akuzohet përfundimisht për përdhunim. Ai vet gjithmonë i ka mohuar energjikisht akuzat përpara gjyqit: "Qytetarë të Izraelit, mos u besoni këtyre shpifjeve, ka vetëm një të vërtetë. Unë po konfrontohem me një nga fushatat më të shëmtuara të përndjekjes, që mund të përballojë një shoqëri morale dhe njerëzore. Ky është një ndër sulmet më të shëmtuara, që ka pasur ndonjëherë në historinë e Izraelit."

Por ishte vet Moshe Katcavi ai që përpara tre muajsh i provokoi këto hetime: një ish-bashkëpunëtore ka dashur të ushtrojë presion ndaj presidentit të shtetit, për këtë posedoj regjistrime në kasetë, i ka pohuar Katcav prokurorit të përgjithshëm Masus në korrik të vitit të kaluar. Prokurori i përgjithshëm nisi të hetojë ndaj këtyre dyshimeve, fillimisht ishte një e më pas disa gra që u besuan autoriteteve duke pohuar, se Katcavi i kish ngacmuar ato seksualisht, e në disa raste madje i kish përdhunuar.

Për muaj me radhë parlamenti nuk arriti të mbështesë me shumicë procedurën për shkarkimin e presidentit, derisa prokurori i përjgithshëm në fund të janarit deklaroi, se do të ngrejë padi ndaj Katcavit për përdhunime dhe të tjera akte penale pasi ta ketë dëgjuar atë. Presidenti e pranoi këtë propozim, fillimisht ai duhej të suspendohej për 80 ditë nga detyra, por afati u shty deri në fund të periudhës së mandatit të tij këtë verë.

Katcav e dëmtoi edhe më shumë prestigjin e cënuar rëndë të tij duke u përpjekur të hedhë poshtë akuzat përmes një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizion në mbarë vendin. Ai foli me tone të ashpra i indinjuar dhe me gjeste agresive duke iu drejtuar verbalisht gazetarëve me një ton të padëgjuar ndonjëherë: "Ju duhet të prisni. Mjaft keni folur, tani do të flas unë. Keni folur gjashtë muaj me radhë. Tani e kam unë të drejtën të flas. Nëse kjo nuk ju pëlqen mund të shkoni, mund të zhdukeni. Ju i keni thënë të gjitha, ndërsa unë s´kam thënë asgjë. Ju nuk doni ta dëgjoni të vërtetën, ju të kanalit të dytë. Kanali dy për gjashtë muaj me radhë ka derdhur gjakun tim."

Katcav kësisoj u tërhoq nga rezidenca dhe u zhduk nga sekna publike dhe politike dhe askush nuk e ndjeu mungesën e tij. Kryeministri e përshëndeti vendimin e Katcavit në fund të janarit, por nuk e mendoi që do të duhej t´i tërhiqte këto fjalë më vonë, kur vet Olmerti deklaroi: "Në këto rrethana s´kam asnjë dyshim, se presidenti nuk duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrën dhe duhet të largohet nga rezidenca presidenciale e Izraelit."

  • Data 02.05.2007
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIm
  • Data 02.05.2007
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIm
Reklamë