1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do të ketë Bashkimi Evropian një ushtri të përbashkët?

Christopher Plass6 Prill 2007

Endërra për një ushtri të përbashkët evropiane është e vjetër po aq sa vet Evropa. Që në fillim të viteve të 50-ta Franca dhe Republika Federale e Gjermanisë, Italia dhe shtetet e Beneluksit ranë dakord për formimin e një ushtrie evropiane nën drejtimin e një komande mbinacionale. Megjithatë projekti ‚Bashkimi i mbrojtjes evropiane' dështoi në minutat e fundit si pasojë e kundërshtimit të parlamentit francez.

https://p.dw.com/p/Ar8O

Mund të marshohet gjermanisht por mund të marshohet edhe frengjisht.
Por a shkojnë të dyjat bashkë? Të paktën tingëllon jo edhe aq mirë.
Kjo tregon se sa i vështirë është formimi i një ushtrie të përbashkët evropiane. Dhe aktualisht këtë nuk e dëshiron shumë askush prej politikanëve përgjegjës. Kancelarja gjermane Angela Merkel edhe pse e tha se si pjesë të politikës së jashtme të përbashkët duhet të ofrohen edhe qëndrimet për një ushtri të përbashkët, formulimi ishte bërë me shumë kujdes. Dhe shefi I diploamcisë evropiane Havier Solana (Javier Solana) ka tërhequr vërejtjen se:

'Besoj që Bashkimi Evropian nuk është mbishtet dhe ky është shkaku që nuk do të ketë as një ushtri evropiane në kuptimin klasik. Por natyrisht ne mund të përmirësojmë dhe zgjerojmë politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë'.

Dhe në këtë drejtim janë duke punuar intensivisht instancat e Bashkimit Evropian. Kjo për faktin se kërkesat ndaj Evropës sa vijnë e shtohen kur janë në pyetje konfliktet ndërkombëtare. Gjithnjë e më shpesh ushtarët po dërgohen në misione në rajone të ndryshme krize me kërkesë të Bashkimit Evropian. Gjenerali francez, Zhan-Paul Perruçe (Jean-Paul Perruche):

'Eshtë e vërtetë që ambicionet nuk mund të shkojnë aq larg si tek organizatat tjera. Por prapëseprapë në bazë të rezultateve aktuale evropianët janë sot akterë të besueshëm të politikës së sigurisë në botë'.

Zhan-Paul Peruçe (Jean-Paul Perruche) deri para pak kohësh ishte përgjegjës për shtabin ushtarak të Bashkimit Evropian në Bruksel. Bashkimi Evropian ka ngritur ndërkohë disa struktura të vogla përshembull për të përgatitur misione ushtarake. Por gjithmonë vlen parimi që dakord të bien të 27 shtetet dhe të vën në dispozicion ushtarët e tyre. Një aksion i tillë ishte përshembull sigurimi i zgjedhjeve në Republikën Demokratike të Kongos. Atje përshembull ka funksionuar një komandë evropiane të cilës i janë përgjegjur kontigjentet e vendevetë ndryshme të Bashkimit Evropian. Ky është konstrukcion i vetëm që mund të paramendohet. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë plotësisht të stërarmatosura: dy milionë ushtarë me armë, 10 mijë tankse në kazerma dhe 170 miliardë euro shpenzime për sektorin e mbrojtjes. Me një politikë të përbashkët të sigurisë jo vetëm që do të kurseheshin shumë para beson politikani gjerman, kristdemokrati, Karl fon Vogau (Karl von Wogau) por:

'Nëse ne përshembull kemi pesë sisteme të ndryshme telekomunikative atëherë kjo përbën një rrezik konkret për ushtarët tanë nëse dërgohen në një mission të përbashkët', sqaron fon Vogau (von Wogau).