A është keqtrajtuar Murat Kurnaz edhe nga ushtarët gjermanë? | Gjermania | DW | 18.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

A është keqtrajtuar Murat Kurnaz edhe nga ushtarët gjermanë?

Ai quhej ndryshe - talebani gjerman. Gati pesë vjet gjermano-turku Murat Kurnaz nga Bremeni u mbajt fillimisht në burgun e Kandaharit e pastaj në Guantanamo të Kubës. Ai akuzohej të jetë antar i Organizatës terrosite të El-Kaidës

"Nuk durohej në një kafaz të atillë. Nuk kishte banjo, lavaman, asgjë. Ishte vetëm një kafaz krejt i vogël".

Kështu i përshkruante Murat Kurnaz të hënën në mbrëmje në kanalin e parë televiziv gjerman ARD, kushtet me të cilat u ballafaqua në shkurt të vitit 2002, me të arritur në kampin amerikan të të burgosurëve Guantanamo të Kubës. Dy muaj më herët Kurnaz u arrestua gjatë një udhëtimi në Pakistan dhe mendohet të jetë shitur pastaj për një shumë të hollash tek shërbimi i fshehtë amerikan. Prej atje ai dërgohet në një burg amerikan të qytetit Kandahar në Afganistan.

"Ne rraheshim pothuajse çdo ditë. Ne detyroheshim të qëndronim apo uleshim lakuriq në të ftohtë. Jemi torturuar në të gjitha mënyrat, krejt çfarë mund të parafytyroj njeriu", sqaron Kurnaz.

Ai është maltretuar me elektroshok dhe është mbajtur i lidhur me zinxhir në duar. Megjithatë sipas të dhënave të Kurnazit nuk ishin vetëm amerikanët por edhe ushtarët e Bundesvehrit gjermanë që e kanë keqtrajtuar në Afganistan. Dy ushtarë të forcave speciale gjermane i janë prezantuar atij me fjalët 'ne jemi forca gjermane' dhe e kanë përplasur disa herë me kokë për dyshemeje.

"Nuk ishte marrje në pyetje... Ata donin, të paktën kështu mendoj unë që thjesht të argëtohen... Unë jam keqtrajtuar nga këta ushtarë gjerman ashtu si nga amerikanët".

Më vonë në Guantanamo Kurnaz është marrë në pyetje shpesh nga pjestarët e shërbimit të fshehtë BND. Sipas të dhënave të Kurnazit, në shtator të vitit 2002 ai është marrë në pyetje për dy ditë rresht. Një gjë e tillë është përsëritur edhe në vitin 2004 kur është vizituar, kësaj radhe nga një bashkëpuntor i shërbimit të fshehtë.

"Ai ishte i bindur se unë e ndjeja veten mirë. Ai thoshte se unë ndodhem në një ishull të Karaibeve dhe se duhet të relaksohem. Unë e kisha të qartë se ai po bënte shaka me mua", nënvizon Kurnaz.

Qeveria federale gjermane deri tani ka konfirmuar vetëm marrjen në pyetje të vitit 2002. Për dallim marrja në pyetje në vitin 2004 dhe keqtrajtimi nga ushtarët gjermanë në Kandahar është përgënjeshtruar nga autoritetet. Nga ana tjetër avokati i Kurnazit Bernhard Docke ka ofruar dokumente sipas të cilave pala amerikane i ka ofruar palës gjermane lirimin e Kurnazit që në vitin 2002. Në këtë mënyrë qeveria gjermane ka patur mundësi që të ndihmoj më herët Kurnazin. Avokati Docke:

"Dhe tani në këto raporte të qeverisë më duhet ët lexoj që siç duket që në vitin 2002 të dyja palët ishin të mendimit se nuk ka dëshmi të qëndrueshme kundër Kurnazit", sqaron Docke.

Se sa është përgjegjëse për këtë rast qeveria federale duhet ta vendos komisioni hetimor për BND i cili është duke sqaruar rolin e shërbimeve sekrete gjermane dhe të huaja në luftën kundër terrorizmit. Para këtij komisioni do të dëshmoj edhe Murat Kurnaz.

  • Data 18.10.2006
  • Autor Andreas Ziemons
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyz
  • Data 18.10.2006
  • Autor Andreas Ziemons
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyz