1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

9 nëntori-ditë vendimtare për gjermanët

Marcel Fürstenau9 Nëntor 2005

9 nëntori është një ditë kur kujtimi luhatet ndërmjet tmerrit dhe gëzimit ndërmjet natës së pogromit 1938 dhe të rënies së murit të Berlinit 1989. Shpallja e Republikës së parë gjermane 1918 dhe përpjekja për puç kundër Hitlerit, pesë vite më vonë janë gjithashtu të lidhura me këtë datë.

https://p.dw.com/p/Aqhq
Rënia e murit të Berlinit.
Rënia e murit të Berlinit.Fotografi: AP

Më 9 nëntor, është 15 vjetori i rëniës së murit të Berlinit. Një vit më vonë me 3 tetor 1990 Gjermania u bashkua sërish pas 41 vjetesh ndarjeje. Me zhdukjen e diktaturës së dytë në tokën gjermane, me përfundimine RDGj-së, u zhduk nga harta politike i gjithë kampi i socialist real në Evropë. Konflikti lindje-perëndim morri fund.

9 nëntori 1989 ishte me të vertetë një ditë historike në historinë e Gjermaninë dhe të Evropës. Në kalendarin historik të gjermanëve 9 nëntori është disa herë një datë e rëndësishme. Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Filip Scheidemann shpalli republikën nga një ballkon i Reichtagut të Berlinit. Monarkia nën perandorin Wilhelm II mori fund.
"Punëtorë dhe ushtarë, jini të vetëdijshëm për rëndësinë historike të kesaj dite. Ka ndodhur e padëgjuara. Para nesh kemi punë të mëdha dhe të paqarta. E gjitha për popullin dhe nga populli. Nuk duhet të ndodhë asgjë, që dëmton lëvizjen punëtore. Jini të bashkuar besnikë dhe të ndërgjegjshëm. E vjetra dhe e kalbura, monarkia është shkatërruar. Rroftë e reja, rroftë republika gjermane."

Demokracia e re në Gjermani e ka patur të vështirë që në fillim. Me 9 nëntor 1923 në Mynih marshuan nazistët. Udhëheqësi i tyre qe Adolf Hitleri, i cili 10 vjet më vonë do të merrte në mënyrë legale pushtetin në Gjermani dhe që e çoi botën në katastrofën më të madhe, në luftën e dytë botërore.

Në këtë periudhe hebrejve të Gjermanisë iu hoqën një nga një të drejtat, përpara se të zhdukeshin në mënyrë sistematike pas vitit 1942. Me 9 nëntor 1938, para fillimit të Luftës së Dytë Botërore në të gjithë Gjermaninë u dogjën singogat dhe u plaçkitën dyqanet e hebrejve. Rreth 100 hebrejë u vranë, rreth 26 000 u dërguan në kampe përqëndrimi. Pogromi u quajt në mënyrë cinike " nata e kristaltë". Kjo ishte një provë gjenerale për holokaustin. Robert Ley shefi i frontit popullor nazist gjerman nuk e fshihte këtë aspak.

"Juda do të bjerë dhe duhet të bjere. Juda duhet të shfaroset. Ky është besimi ynë i shenjtë."

9 nëntori 1938, është në radhën e ditëve historike data më e tmerrshme. Një kontrast më i madh me 9 nëntorin 1989, me rënien e murit, as që mund të mendohet.
"Çmenduri ishte fjala që dëgjohej më shumë atë natë, kur në Gjermaninë demokratike u hap papritur kufiri. Që prej muajsh kishte patur protesta kunder byrosë politike të partisë në pushtet SED. Me mijëra kishin ikur përmes Hungarisë në ambasadat gjermane në vendet evropianolindore. Presioni për të arritur lehtësime për viza udhëtimi për qytetarët e Gjermanisë demokratike, shtohej nga dita në ditë. Por askush nuk e kishte pritur këtë. Kur në një konferencë nderkombëtare për shtyp u shpallën masat, që duheshin marrë dhe hynë në fuqi menjëherë, s´kishte gjë që t' i ndalonte njerëzit. Me mijëra dolën në rrugë në kalimet kufitare në Berlinin e ndarë. Entusiazmi ishte në kuptimin e plotë të fjalës, i pakufi.

"Fillimisht linin tek tuk ndonjë, pastaj e hapën portën. Dhe tani mund të shkonim pa treguar pasaportë, pa asgjë. Pa kontroll. Unë as që e kisha pasaportën me vete."

Kthim prapa në kohët dhe gjendjen e vjetër nuk mund të kishte pas kësaj nate të netëve. Vrima e parë në murin e Berlinit rrëzoi shumë shpejt rregjimin e kalbur. Për herën e katërt në një 9 nëntor u shkrua histori në Gjermani. Këtë rradhë një lumturi i vertetë. Këtë nuk mund ta ndryshojë asgjë, as vështirësitë e mëdha, që erdhën në Gjermani pas rënies së murit dhe ribashkimit. Krijimi i bashkimit të brendshëm zgjati shumë më tepër se sa bashkimi shtetëror.