8 marinsa amerikanë përpara gjyqit ushtarak | Bota | DW | 22.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

8 marinsa amerikanë përpara gjyqit ushtarak

Që prej ditës së enjte përpara gjyqit ushtarak amerikan Camp Pendelton në Kaliforni, duhet të përgjigjen 8 ushtarë amerikanë. Ata akuzohen se kanë vrarë në nëntor të vitit 2005 24 civilë irakianë në qytetin Haditha, 200 km larg Bagdadit.

Ushtarë amerikanë në Irak

Ushtarë amerikanë në Irak

4 marinsa akuzohen drejpërtdrejtë, 4 të tjerë se kanë bllokuar me qëllim punën e drejtësisë. Ky është fundi i një tragjedie që filloi më 19 nëntor të vitit 2005, kur disa makina ushtarake amerikane hynë në qytetin Haditha. Bomba që shpërtheu në rrugën kryesore e ndau më dysh marinsin e ri, Lance Corporal Miguel Terrassaz, i cili vdiq menjëherë.

Ajo që ndodhi më pas është e paqartë. Dihet vetëm se 24 civilë irakianë humbën jetën, ndër ta shumë gra dhe fëmijë. Ata u pushkatuan nga marinasat amerikanë, të cilët udhëhiqeshin nga komandanti Frank Vuterich. Vrasje në 13 raste dhe deklarata të rrema përpara organeve të drejtësisë – këto janë akuzat kundër Vuterich. Avokati i Neal Puckett kundërshton: Vuterich dhe marinsat e tij vetëm u vetëmbrojtën.

Asokohe marinsat kishin deklaruar se shumica e civilëve kishte vdekur nëpërmjet një bombe që shpërtheu papritur. Por më pas filluan të dëgjohen zëra që flisnin për vrasje gjakftohta. Revista "Time" dërgoi gazetarët e saj në Bagdad dhe Haditha. Tani dihet se viktimat vdiqën nga një breshëri plumbash të marinsave amerikanë. Irakianët që banojnë në Haditha flasin mbi një masakër të vërtetë dhe i akuzojnë ushtarët amerikanë se u hakmorrën me një masakër të përgjakshme për ushtarin e vrarë nga bomba e fshehur në rrugën kryesore.

Nëna e njërit prej 4 ushtarëve që akuzohen për vrasje, e sheh këtë çështje ndryshe: Djali i saj i dha gjithçka që kishte atdheut dhe nuk ka bërë asnjë që mund ta dëmtojë imazhin e SHBA-s, thotë ajo.

4 ushtarët e akuzuar ngulin këmbë se u vetëmbrojtën dhe kanë deklaruar se vepruan në mënyrë të rregullt. Ata janë trejnuar në mënyrë të veçantë për raste të tilla dhe ndoqën vetëm udhëzimet e ushtrisë, thanë ata më tej. Dhe avokati i të akuzuarit kryesor e parlamëroi publikun, që të mos paragjykojë: Trupat amerikane ndodhen ende në luftë dhe Iraku mbetet një vend shumë shumë i rrezikshëm.

Në rast se 4 të akuzuarit për vrasje do të shpallen nga gjyqi ushtarak si fajtorë, atëherë ata rrezikohen të dënohen me burgim të përjetshëm. Masakra e Hadithës vlerësohet që sot si rasti më i rëndë pas burgut famëkeq Abu Ghraib, në të cilin SHBA-s akuzohen se kanë vepruar në mënyrë të papërgjegjshme dhe kundër rregullave të luftës ndaj civilëve irakainë.

  • Data 22.12.2006
  • Autor Georg Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJo
  • Data 22.12.2006
  • Autor Georg Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJo
Reklamë