1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

66 të vdekur nga rrëzimi i çatisë së panairit në Poloni

Thomas Rautenberg30 Janar 2006

Në afërsi të qytetit të Katovicës në Poloni forcat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë ende për të mbijetuar. Çatia e sallës së panairit u rrëzua sipas gjasave nga pesha e madhe e dëborës

https://p.dw.com/p/Aqr3
Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjesFotografi: dpa

Nën temperatura që kalojnë 20 grad minus, puna e forcave të shpëtimit kthehet në garë me kohën. Për çdo orë zvogëlohen shanset e gjetjes së të mbijetuarve.

Shefi i zjarrfikëses, Janush Skolyq u shpreh sot: "Njerëzit tanë kanë nxjerrë 141 vetë, pjesërisht viktima të lënduara. Për fat të keq kemi pasur edhe 65 të vdekur. Më duhet të pohoj se nën rrënoja ndodhen ende viktima, të cilat ne nuk mund t'i nxjerrim dot. Aty ku kemi shpresë për të gjetur të mbijetuar hapim vrima, me qëllim që të futemi në brendësi. Specialistët tanë kanë vetëm 40 deri 80cm. vend për të gjetur njerëzit."


Ditën e shtunë pasdite u rrëzua çatia e një salle të madhe panarir sipas gjasave, nga pesha e dëborës. Kryeministri polak, Marçinkjeviç i cili udhëtoi menjëherë në vendin e ngjarjes u shpreh për një hetim të hollësishëm të fatkeqësisë: "Do të ngrihet një komision qendror hetimi, i cili do të hetojë shkaqet e tragjedisë", deklaroi kryeministri polak.

Edhe presidenti polak, Lech Kashinski u shpreh i tronditur dhe shpalli zinë kombëtare.