30 studentë shqiptarë mund të ″Udhëtojnë nëpër Europë″ | Ballkani | DW | 04.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

30 studentë shqiptarë mund të "Udhëtojnë nëpër Europë"

30 studentë nga universitetet në Shqipëri me rezultate të shkëlqyera do të vizitojnë për një muaj vendet anëtare të BE-së, duke i konsideruar ata si ambasadore te kultures dhe vlerave te popullit shqiptar

Studentë para Teatrit Popullor në Tiranë

Studentë para Teatrit Popullor në Tiranë

Sipas presidentit Alfred Moisiu politika po bëhet pengesë për integrimin europian të Shqipërisë, e cila sipas tij "është e pjesë e Europës gjeografikisht e ekonomikisht, por jo poltikisht".

Këto komente kreu i shtetit i bëri gjatë një takimi promovues të nismës rinore "Udhëtim në Evropë", organizuar nga lëvizja "Mjaft" në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Shqipëri e Rektoratin e Universitetit të Tiranës.

30 studentë nga universitetet në Shqipëri me rezultate të shkëlqyera do të vizitojnë për një muaj vendet anëtare të BE-së, duke i konsideruar ata si ambasadore te kultures dhe vlerave te popullit shqiptar. Presidenti vuri në dukje dhe vlerësoi rolin shumë të madh të rinisë në jetën e çdo kombi e sidomos të atij shqiptar, "që është një komb me histori, kulturë dhe tradita të lashta, por që për shumë arsye historike virtytet e popullit shqiptar ende mbeten për tu nxjerrë në pah".

Presidenti shprehu rëndësinë dhe vlerat e nismave si "Udhëtim në Europë" për të mundësuar lëvizjen nëpër Evropë të një grupi studentësh të dalluar për arritjet e tyre në mësime, të cilët me kulturën dhe me sjelljen e tyre do të ndihmojnë realisht në njohjen e vlerave tona nga qytetarët evropianë, por dhe do të sjellin në Shqipëri një eksperiencë të veçantë.

"Ju jeni elita e ardhshme e këtij vendi, ju do të jeni drejtuesit e ardhshëm të këtij vendi, ju do do të jeni biznesmenët e ardhshëm të këtij vendi, ju do të jeni drejtuesit dhe promovuesit e kulturës të këtij vendi dhe kështu me radhë. Kjo bazohet jo vetëm në dëshirë, por edhe në mund, në përpjekje për të mësuar sa më shumë, për të nxënë sa më shumë, për të marrë sa më shumë nga kushtet që ju ofrohen", - u shpreh Presidenti gjatë aktivitetit promovues të nismës "Udhëtim në Europë".

Gjatë aktivitetit u vlerësua se një nismë e tillë i shërben promovimit të vlerave më të mira të popullit shqiptar në Evropë, përmes këtyre ambasadorëve të dijes dhe të kulturës. Gjithashtu u theksua "se për një përfaqësim dinjitoz brezi i ri duhet të ketë të gjitha kushtet dhe mundësitë që e mbështesin dhe inkurajojnë atë".



  • Data 04.06.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUg
  • Data 04.06.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUg
Reklamë