1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

30 ditë arrest hetimor për tre gjermanët

Bekim Shehu/Prishtinë 23 Nëntor 2008

Në Prishtinë filloi procesi gjyqësor ndaj tre shtetasve gjermanë të dyshuar për sulmin mbi zyrën civile ndërkombëtare. Ata akuzohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

https://p.dw.com/p/G0Fw
Imazh simbolik punonjësi shërbimesh sekrete
Imazh simbolik punonjësi shërbimesh sekreteFotografi: AP Graphics

Tre shtetasit gjermanë të dyshuar se janë përfshirë në shprethimin që ndodhi në oborrin e zyrës civile ndërkombëtare, dolën mbrëmë para një gjykatësi kosovar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Njësitë hetuese të policisë së Kosovës i kanë dërguar të gjitha materialet mbi shtetasit gjermanë, të cilët akuzohen për rrezikim të përgjithshmë të sigurisë në vend, prokurorisë së Qarkut në Prishtinë. Informacione të tjera akoma nuk jepen. Mediat në Kosovë, që nga arrestimi i tre shtetasve gjermanë, kanë shkruar duke ju referuar disa mediave gjermane se një nga të arrestuarit është pjesëtar i shërbimit të fshehtë gjerman, BND, ndërsa një tjetër nga shërbimi i fshehtë serb UDB. Mirëpo, këto informacione nuk konfirmohen nga policia dhe për më shumë ato hidhen poshtë si të pabaza tash për tash.

Veton Elshani është zëdhënës i policisë. "Ne nuk kemi informata se ndonjëri nga ta është i ndonjë agjencie. Ne dimë se ata janë në Kosovë si persona privatë, nuk kanë imunitet diplomatik, nuk janë punonjës të ambasadave; ne kemi të bëjmë me personel privat. Ndërsa, sikur të ishin pjesë e ndonjë agjenture, do ta kishim kuptuar deri tash", tha Elshani.

Shpërthimi që ndodhi me 14 nëntor në oborrin e zyrës civile ndërkombëtare, pos dëmeve materiale nuk pati pasoja në njerëz. Shpërthimi ndodhi në një periudhë të ndjeshme bisedimesh për vendosjen e misionit të BE-së EULEX. Udhëheqësit politik të institucioneve të Kosovës e cilësuan shpërthimin një akt armiqësor, ndërsa vetë edhëheqësi i zyrës civile ndërkombëtare, Peter Faith ka thëns se ai beson në qeverinë e Kosovës e cila do ta garantojë siguri për të gjthë personelin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.