1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

3 tetori, afati i nisjes së bisedimeve nuk shtyhet

Bernd Riegert2 Shtator 2005

Ministrat e jashtem të BE bien dakord për mandatin e bisedimeve për pranimin e Turqisë

https://p.dw.com/p/Aqiv
Takimi i BE-se ne Newport
Takimi i BE-se ne NewportFotografi: AP


Me pak fat javën e ardhshme Bashkimi Evropian në takimin e ambasadorëve në Bruksel do të gjejë një marrëveshje, tha presidenti i radhës Jack Straw pas ditës së parë të takimit joformal të ministrave të jashtëm. Një gjë të tillë ai dhe 24 homologët e tij nuk e arritën dot në Uells, megjithë diskutimet intensive. Ministrat ranë dakord vetem për një listë pikash, që do të përfshihen në një deklaratë për bisedimet e pranimit. Pastaj Turqisë do t´i kërkohet, që të zbatojë me të vertetë unionin doganor me Qipron dhe të punojë për normalizimin e marrëdhënieve me anëtarin e BE-së Qipron.

Refuzimi nga Turqia për të njohur qeverinë greko-qipriote, nuk sjell shumë rezultat pohuan ministrat e jashtëm të BE-së. Para bisedimeve për pranim të planifikuara me 3 tetor BE duhet të aprovojë njëzëri krahas deklaratës për problemin e Qipros edhe mandatin e bisedimeve. Koha nuk pret. Jack Straw ministri i jashtem britanik, megjithatë është plot guxim:
"Unë kam besim se BE do ta respektojë këtë afat dhe do të bjerë dakord para tij."
Megjithëse gjendja është e ngatërruar dhe çështja e pasqaruar e Qipros i ngarkon bisedimet për pranim, përpara se ata të kenë filluar, ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher ështe i lehtesuar, për faktin që asnjë ministër nuk e ka humbur durimin:
"Askush nuk ka thënë harrojeni tre tetorin, shtyjeni atë."
Ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher paralajmëroi indirekt Turqinë, ta zbatojë unionin doganor, që parashikon edhe shfrytëzimin e lirë të porteve dhe të aerorporteve turke edhe për sipërmarrësit qipriote:
"Ne nuk duhet të acarohemi, por të kërkojmë një zbatimi mbi një bazë të besueshme. Dhe nuk të sjell asgjë lejimi i furnizimit me mallra, të cilat nuk pranohen."
Ministri i jashtëm turk Abdullah Gül kishte thënë, se anijet qipriote nuk duhet të hyjnë në portet turke.
Austria bëri propozimin që synimi i bisedimeve për anëtarësi të plotë të shndërrohet në partneritet të privilegjuar, por nuk pati rezultat. Pranimi si synim i përcaktuar në samitin e BE në dhjetor duhet të mbetet, por nuk është e qartë, në se Turqia në fund të rrugës dhjetevjeçare të bisedimeve do të pranohet me të vertetë, tha ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher.
"Sigurisht që prej meje nuk do të degjoni se do të arrihet pranimi, por synimi është pranimi. Por rezultati i procesit mbetet i hapur, sepse nuk e dimë në se do të permbyllet me këtë qëllim."
Partneritetin e privilegjuar propagandon në fushatën elektorale gjermane edhe kandidatja për kancelare e unionit Angela Merkel. Joshka Fischer e quajti pozicionin e saj të verber dhe të rrezikshëm. Fjala është në rradhë të parë, për ta lidhur Turqinë me perendimin si shembull për shtete të tjera islame. Nqs Qiproja, Franca, Spanja dhe Greqia do të shprehen serish si në Newport për qëndrim të ashper kunder Turqisë, mund të ndodhë, që një takim i posaçem i ministrave të jashtëm të BE-së do të ishte i nevojshem për të zhvilluar bisedime para 3 tetorit. Jack Straw tha se shpreson që kjo të mos jetë e nevojshme.