27 pika në luftë kundër Sidës | Politika | DW | 13.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

27 pika në luftë kundër Sidës

Pjesëmarrësit e konferencës së BE-së për problemin e Sidës që u zhvillua në Bremen theksojnë se do të do të marrin në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar drejtimin në luftën kundër kësaj panepidemie.

Pamje nga konferenca për Siden në Bremen

Pamje nga konferenca për Siden në Bremen

Deklarata më e re për luftën kundër Sidës përmban 27 pika. Eshtë hera e tretë që ministrat e shëndetsisë të vendeve të BE-së po merren me përhapjen e kësaj sëmundjeje. Ndërkohë ka ardhur koha që të vihen në jetë me efikasitet strategjitë e viteve të kaluara, thuhet në dokument. Kjo duhet të jetë baza e një bashkëpunimi më të ngushtë në të ardhmen:

"Shumëllojshmëria e ideve dhe të përbashkëtat e planifikimeve më bëjnë të besoj se pas Dublinit dhe Vilnës Bremeni do të jetë një moment i rëndësishëm, një sinjal për përgjegjësi politike dhe veprim për përpjekje të përbashkëta mbarëshoqërore në fushën e prevencionit." - tha Ministrija gjermane e Shëndetsisë, Ulla Schmidt.

Në këtë konferencë morën pjesë ekspertë nga më tepër se 40 vende, sepse kjo epidemi është duke u përhapur kudo nëpër Evropë. Në vendet evropianolindore numri i infektimeve është rreth 70%. Kancelarja Merkel premtoi në fjalën e saj se do ta bëjë çështjen e Sidës, problem themelor si në Këshillin e BE-së edhe në takimin e G8 në verë.

Përveç deklaratave, lutjeve dhe nënshkrimit të dokumentave në kuadër të konferencës së Bremenit u zhvilluan edhe takime me përfaqësues të industrisë farmaceutike. Për herë të parë sipërmarrjet farmaceutike janë të gatshme të bëhen partnere në këto përpjekje. Sipas ministres Schmidt në këtë pikë ishte bërë një hap i rëndësishëm përpara:

"Të gjithë njerëzit që jetojnë në BE do të kenë mundësi të mjekohen dhe të trajtohen dhe në këtë mes bën pjesë edhe mundësia për t'i blerë medikamentet me çmime të përballueshme. Këtë gjë e arritëm sot, por ky është vetëm një hap i parë dhe jo një zgjidhje përfundimtare."

Gjatë muajve të ardhshëm pritet të përcaktohen saktësisht çmimet për barnat dhe në këtë mes pritet që në çdo vend përfaqësuesit e politikës dhe të industrisë farmaceutike të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Fjala nuk është për medikamente të vjetëruara, por për të reja. Ministrija Schmidt është e bindur se deklarata e Bremenit nuk do të mbetet vetëm në letër, por prej saj do të dalin vërtet impulse të vërteta për luftën kundër Sidës.

Pjesemarresit në konference ranë dakord për marrjen e masave për respektimin e të drejtave të njeriut të të sëmurëve me Sidë, për shtimin e masave preventive dhe atyre sqaruese për problemet e Sidës dhe të sëmundjeve të tjera të transferueshme me rrugë seksuale. Po ashtu në konferencë u trajtua edhe mundësia e furnizimit me medikamente të lira.

Ajo mendon se sot mund të flitet për disa prej problemeve më hapur se përpara dy apo tre vjetësh. Të gjithë e kanë të qartë se në luftimin e Sidës nuk duhet humbur kohë, thekson ministrija. Vetëm në rast se të gjithë i ndajnë njohuritë e tyre dhe i bashkojnë të dhënat që dalin prej studimeve, vetëm atëhere Evropa do të ketë një shanc në luftën kundër Sidës. Për këtë temë do të diskutohet sërish në nivelin më të lartë edhe në takimin e G8.

  • Data 13.03.2007
  • Autor Dorothe Krumpipe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmj
  • Data 13.03.2007
  • Autor Dorothe Krumpipe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmj