200 plumba mbi njerëzit që nuk donin gjë tjetër përveç lirisë | Gjermania | DW | 13.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

200 plumba mbi njerëzit që nuk donin gjë tjetër përveç lirisë

Rruga për në liri shpeshherë përfundon në tragjedi vdekjeprurëse. Nuk dihet me saktësi sa njerëz nga viti 1961 deri në vitin 1989 kanë humbur jetën e tyre për të kaluar murin e Berlinit megjithëse kanë kaluar 17 vjet nga rrëzimi i këtij muri

Muri i Berlinit ndërtuar 45 vjet më parë

Muri i Berlinit ndërtuar 45 vjet më parë

Fotografitë e përgjakura të të riut 18 vjeçar Peter Fechter u përhapën në gjithë botën.18 vjeçari vdiq më 17 gusht të vitit 1962 së bashku me kolegun e tij të punës duke provuar të kalonte kufirin në mes të qytetit, i cili ishte pak metra larg nga pika e kontrollit. Fati i këtij djali ishte i tillë sepse edhe një orë pas vrasjes së tij, si nga lindja ashtu dhe nga perëndimi i qytetit nuk mund t'i shkonte njëri në ndihmë për arsye se edhe vetë ata kishin frikë se do të qëlloheshin.

Fotografi si të të Peter Fechterit nuk do të dilnin më. Këto do të ishin vetëm për sigurimin e shtetit të lejueshme. Ata do të krijonin lloj lloj historirash për të njoftuar familjarët e viktimave. Historianja Kristine Brecht, e cila merr pjesë në këtë projekt hulumtues thotë: "Një rast i tillë është kur dy fëmijë u qëlluan në murin e Berlinit dhe sigurimi i shtetit njofton të afërmit se aksidenti u bë në një pishinë. Eshtë fjala për vdekjen e Lothar Schleunerit dhe Jörg Hartmannit , 10 dhe 13 vjeç. Babai i Jörgut jetonte në Berlinin perëndimor. Aty donte të shkonte dhe Jörgu. Në statistikat e viktimave, të dy fëmijët, janë quajtur me numrat 60 dhe 61. Deri tani studjuesit dhe drejtuesi i tyre, Hans Hermann Hertler kanë sqaruar 125 raste.

Gjysma e këtyre të vrarëve i përket 5 vjeçarit të parë të ndërtimit të murit.Në vitet 70-80 numri i viktimave ulet.

"Kjo shpjegohet me përmirësimin e sistemit të alarmit në kufi, por edhe me politikën në DDR, e cila do të vihej para përgjegjësisë për çdo vrasje dhe për çdo rast para opinionit botëror," thotë Hertler.

Studjuesit e murit deri tani nuk i kanë përfundur hulumtimet për 81 raste vdekjesh në këtë mur, sepse edhe dokumentacioni lë për të dëshiruar. Kështu mund të thuhet edhe për 62 vdekjet të cilat në të vërtetë nuk ishin të arratisur, biles mund të thuhet që vdekjet e tyre kanë ardhur për pasoja të tjera ose mund të ketë nga ata që jetojnë akoma. Deri në fund të vitit ky projekt duhet të mbarojë thekson Hertler, i cili nuk lë pa kujtuar edhe rastet e tmerrshme në këtë mur.

"Mua më kanë shokuar rastet kur ushtarët e kufirit kanë qëlluar nga të gjitha drejtimet ndaj atyre njerëzve të pambrojtur dhe në shumë raste nga kallashnikovi i ushtarit kanë dalë mbi 200 fishekë që kanë përfunduar në trupin e të arratisurit, i cili nuk donte gjë tjetër përveç se lirinë. Arratisjet kishin edhe mundësi të tjera për t'u shmangur".

Plagët e familjarëve të viktimave nuk mbyllen kurrë. Për shumë njerëz, ky projektstudim mbi viktimat e murit të Berlinit është një mundësi për të shëruar plagën. Kristine Brecht një nga bashkëstudjueset e këtij projekti thotë: "Disa nga ata thonë, jo. Këtë ne duhet ta respektojmë. Por ka dhe njerëz të tjerë, që unë mendoj se ata mezi kanë pritur që dikush t'i pyesë për këtë ngjarje. Papritmas qëllon dikush aty që babai i është vrarë në murin e Berlinit, por deri tani asnjeri nuk e ka pyetur dhe këta janë ata njerëz që dëshirojnë t' i tregojnë historitë."

Brënda një viti ky projekt hulumtues mbyllet, megjithatë ky projekt do të na bëjë të qartë mbi fatin e shumë njerëzve, të cilët u qëlluan në kufi. Kjo është një punë e madhe duke pasur parasysh që ky kufi ishte 1400 km i gjatë.


  • Data 13.08.2006
  • Autor Marsel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzr
  • Data 13.08.2006
  • Autor Marsel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzr