20 vjet pas katastrofës së Çernobilit | Bota | DW | 25.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

20 vjet pas katastrofës së Çernobilit

Ditët e para pas katastrofës së Çernobilit, me 26 prill të vitit 1986, janë evakuuar nga rrethina e centralit atomik afro 200.000 njerëz. Evakuimi është bërë në një zonë deri në 30 kilometra largësi, në pjesët e atëherëshme të Bashkimit Sovjetik në Ukrainë dhe Bjellorusi.

default

Vetëm në Ukrainë janë goditur rreth 80 vendbanime, ndërkohë që edhe sot është i ndaluar rreptësisht kthimi në afërsi deri në dhjetë kilometra prej centralit, i cili më nuk punon. Banorët e këtyre rajoneve kanë të drejtë që vetëm një ose dy herë në vit të shkojnë të vizitojnë varrezat e farefisit. Mirëpo në zonën prej 30 kilometrash, ndërkohë shumë fshatra janë të banuara.


"Fshati ynë ishte shumë i madh. Kishte 400 familje me shtëpi dykatëshe. Në afërsi është autostrada. Më parë kishte dhe një fabrikë. Brenda një jave të gjitha janë zhdukur. Rindërtimi i fshatit është i pamudur. Shumë banorë të shpërngulur kaherë kanë vdekur."

Jelena Muziçenko është një prej atyre që e kanë përjetuar shumë afër katastrofën e Çernobilit. Fshati i saj Bartollomejevka ishte një prej 600 vendbanimeve të zbrazura menjëherë pas katastrofës së vitit 1986. Megjithë kontrollet e rrepta ushtarake, familja e saj është kthyer në fshat, me shpresë të fillojë një jetë të re.

Por, autoritetet lokale ende nuk pajtohen me kthimin e qytetarëve. Para së gjithash, për shkak të rrezikut të madh nga radioaktiviteti, por edhe për shkak të gjendjes së rëndë psiqike të banorëve, thotë Eduard Kovaljov, i rajonit Vetka.

"Njerëzit që kthehen në zonat e shpërngulura, shkatërrohen. Ata shndërrohen në njerëz që nuk kanë nevojë për asgjë dhe nuk interesohen për asgjë. E humbin kuptimin për jetë. Jetojnë në afërsi të shtazëve të egra dhe fitojnë të njëjtat veti: çohen, hanë dhe flejnë. Asgjë tjetër", thotë ai.

Hezitimet e banorëve të kthehen në rajonet e zbrazura, janë edhe pasojë e mungesës së planeve të Qeverisë. Nikollaj Ermakov, ish dhëheqës i Drejtorisë pas katastrofës së Cernobilit, thotë: "Menjëherë pas katastrofës, ka filluar shpërngulja e njerëzve, sikur kjo të ishte zgjidhja shpëtimtare. Nuk janë marrë parasyshë dëshirat e banorëve apo faktorët gjeografikë. Kot janë shpenzuar sasi të mëdha parashë. Me mijëra banesa në Brest dhe Grondo kanë mbetur të pabanuara."

Frika nga papunësia është një prej shkaqeve më të shpeshta pse shumë njerëz hezitojnë të vendosen në këto rajone. Ata të cilët kanë shkuar atje ankohen për probleme të mëdha financiare dhe depresione. Perandaj, shumë prej tyre kanë kaluar në alkoholizëm. Mirëpo, Jelena Muziçenko ka guximin që vet ta rregullojë mënyrën e jetës.

"Ne jetojmë në vendlindjen tonë, në shtëpitë tona. Këtu jetojmë dhe këtu punojmë. Kemi kafshët tona shtëpiake, kemi lopë e pula. Punojmë tokën dhe hamë ato që prodhojmë vet. Nuk kemi drita, vetëm një llampë gazi. Nuk kemi as radio. Por jemi të knaqur sepse jemi në vendin tonë dhe në shtëpitë tona", thotë ajo.


  • Data 25.04.2006
  • Autor Iryna Makavetskaya
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLi
  • Data 25.04.2006
  • Autor Iryna Makavetskaya
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLi
Reklamë