20 Nëntori - Dita ndërkombëtare e fëmijëve | Bota | DW | 20.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

20 Nëntori - Dita ndërkombëtare e fëmijëve

Ekspertët e Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO në Gjenevë, mendojnë se në botë punojnë rreth 250 milionë fëmijë. Për punën e të miturve përgjegjësinë e kanë të rriturit, që organizojnë dhe përfitojnë prej fëmijëve.

Puna e të miturve mbetet një fenomen alarmant

Puna e të miturve mbetet një fenomen alarmant

Fëmijët punojnë në Peru nëpër miniera, zhyten në Filipine për sfungjer, përpunojnë lëkurë në Egjipt dhe thurin qilima në Pakistan. Përveç punës nëpër fabrika, ekziston një lloj tjetër pune, si lypja e detyruar, prostitucioni dhe vjedhja. Puna e të miturve është skandaloze jo vetëm se pjesëtarët më të dobët të shoqërisë mashtrohen me pagën që marrin, por sepse atyre u vidhet fëmijëria. Ata punojnë njësoj si të rriturit dhe jetojnë nën kushte shumë të rënda si për shëndetin ashtu edhe për zhvillimin e tyre psiqik. Fëmijët, të cilët ndahen nga prindërit e tyre, trajtohen si skllevër dhe e vetmja perspektivë që u mbetet është shpesh vdekja e parakohshme. Por zgjidhja e këtij problemi mund të gjindet vetëm tek faktorët ekonomikë dhe socialë që e lejojnë punën e të miturve.


Puna e të miturve nuk është rezultat i ligësisë, por i krizave ekonomike të vendeve në zhvillim. Shfrytëzimi i të miturve është një fryt i varfërisë. Puna e të miturve është e ndaluar pothuajse në të gjitha vendet e botës. Në vitin 1959 u publikua deklarata e parë e Kombeve të Bashkuara mbi "Të drejtat e të miturve". Në këtë deklaratë shkruhet se fëmijët duhet të arrijnë një moshë të caktuar përpara se të punojnë dhe se nuk duhet të detyrohen të kryejnë ndonjë punë që dëmton shëndetin, edukimin dhe të ardhmen e tyre.

Në shumë vende të Botës së Tretë papunësia masive është një fenomen normal. Për këtë arsye puna e të miturve është për shumë familje një burim i rëndësishëm financiar, madje shpesh edhe i vetmi burim.

Por puna e të miturve shton papunësinë e të rriturve dhe zmadhon pabarazinë mes rrogës dhe nivelit të jetesës. Por meqënëse puna e të miturve është një rezultat i varfërisë, ky fenomen nuk mund të izolohet krejtësisht. Historia ekonomike evropiane na ka mësuar se ky fenomen mund të zhduket vetëm po të përjetohet një zhvillim i gjërë ekonomik dhe social. Fakt mbetet se investimet në fushën e arsimit dhe profesionalizimit sjellin për një shoqëri përfitimin më të madh. Për këtë arsye të miturit e kanë vendin në bankën e shkollës dhe jo në fabrikë.

  • Data 20.11.2005
  • Autor Karl Zavadski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNG
  • Data 20.11.2005
  • Autor Karl Zavadski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNG
Reklamë