1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

19.000 numri i viktimave të tërmetit në Azinë Jugore

9 Tetor 2005

Si pasojë e tërmetit më të rëndë qysh prej disa dekadash në Azinë Jugore kanë gjetur vdekjen së paku 19.000 vetë. 40.000 të tjerë janë plagosur, rajone të tëra janë zhdukur prej rrëshqitjeve të tokës. Rajoni i prekur më rëndë është Kashmiri.

https://p.dw.com/p/AqiO
Shtëpi e shkatërruaar në Islamabad
Shtëpi e shkatërruaar në IslamabadFotografi: AP

Pakistani e konsideron këtë si një tragjedi kombëtare. Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi të shtunën Pakistanin dhe zonat përrethpresidenti Pervez Musharaf dhe kryeministri pakistanez Shaukat Aziz i drejtuan një apel bashkësisë ndërkombëtare për ndihma. Aziz: "Ne do të mirëpresim çdo lloj ndihme nga miqtë tanë kudo në botë. Ne jemi duke proceduar tani për riparimin e dëmeve dhe evakuimin e popullsisë.

Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 100 km në Veri të kryeqytetit të Pakistanit Islamabad. Qeveria në Islamabad ka krijuar një qendër krize dhe ka urdhëruar ushtrinë të hidhet në aksion për ndihma. Helikopterrët janë duke evkuuar popullsinë nga zonat e katastrofës, veçanërisht në zonat malore, ku po dërgohen edhe ndihma nga ajri pasi shumë rrugë janë të pakalueshme. Presidenti i Paksitanit i ndoqi vet nga afër aksionet e ekipeve të emergjencës.

Tërmeti goditi të shtunën në mëngjes me një forcë prej 7.6 ballë të shkallës Rihter. Lëkundjet e tokës përsfhinë Veriun e Pakistanit dhe të Indisë si dhe një pjesë të Verilindjes së Afganistanit. Sizmiologët parashikojnë edhe lëkundje pasuese. Qamar Uz Zaman është drejtor i institutit meteorologjik në Pakistan: "Kemi regjistruar tashmë gjashtë lëkundje të mëdha të mëpasme. Fuqia e tyre ka qenë 5-6 ballë. Presim këkundje të tjera pasuese gjatë 48 orëve të ardhshme."

Specialistët e sizmiologjisë thonë, se kjo është një zonë mjaft e
prekshme nga tërmetet dhe se mund të priten goditje pasuese që mund ta vazhdojnë edhe një vit të tërë. Në intërvistë për DW, profesor Johen Cshau pranë institutit të studiemeve gjeologjike në Potsdam lidhur me tërmetin në Pakistan vëren: "Në këtë zonë kemi të bëjmë me një pikë të puqjes së dy platformave të tokës, asaj indiane dhe euroaziatike. Platforma indiane përplaset në kulmin verior të saj me platformën euroaziatike. Prej këtyre përplasjeve preket malësia e Hindukishit dhe si rjedhojë shkaktohen tërmete. Kjo ndodh rregullisht në këtë zonë, ndonëse jo gjithmonë tërmeti godet me këtë forcë."

Sipas profesor Cshau: "Në rastin e një tërmeti me forcën 7.6 ballë duhet llogaritur edhe me lëkundje pasuese që mund të arrijnë edhe përtej manjitudës 6. Deri tani ka pasur lëkundje me manjitudë mbi 5, por gjatë muajve të ardhshëm e ndoshta edhe për një vit resht duhet llogaritur me goditje pasuese."

Ministrja pakistaneze e informacionit, Anisa Zeb Tahir Khali, përshkruan situatën pas tërmetit në zonat e goditura: "Kam dëgjuar për shumë raste fatale, veçanërisht ndër fëmijë e gra, sepse ishte kohë shkolle dhe shumë vdekje u shkaktuan si pasojë e rrëzimit të këtyre ndërtesave. Rrjeti i rrugëve dhe i komunikimit është dëmtuar gjithashtu. Disa fshatra janë rrafshuar tërësisht."