1000 të vdekur nga cunami në Indonezi | Bota | DW | 29.09.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

1000 të vdekur nga cunami në Indonezi

Cunam katastrofik në Indonezi. Vetëm në qytetin Palu, autoritetet njoftojnë për mijëra viktima, qindra të lënduar. Parashikohet rritja e përmasave të tragjedisë.

Cunami i së premtes pas tërmetit në ishullin Sulavesi ka shkatërruar një rajon të gjithin. Vetëm në provincën Palu humbën jetën rreth 1000 vete. Shumë nga 350.000 banorët e qytetit ende janë të humbur. Shqetësim të madh ka për disa qindra banorë që përgatiteshin në breg për një festë tradicionale të premten dhe që konsiderohen të humbur. Në spitale forcat e shpëtimit dhe mjekët luftojnë për të shpëtuar jetën e të plagosurve.

Ende nuk dihen qartë përmasat e katastrofës. Tërmeti 7,7 ballë të premten ishte relativisht pranë sipërfaqes së tokës dhe u ndje qindra kilometra larg epiqendrës. Cunami që pasoi shkaktoi valë 3 metra të larta dhe me forcë iu drejtua ishullit. Presidenti i Indonezisë, Joko Vidodo është shprehur se në rajon është dërguar ushtria për të mbështetur forcat e shpëtimit.

Indonzia është një nga rajonet më të prekura nga katastrofat natyrore. Ky vend ndodhet në të ashtuquajturën "unaza e zjarrit" në Oqeanin  Paqësor, aty ku takohen me njëra-tjetrën dy rrafshet tektonike kontinentale, në këtë vijë takimi ndodhin shumë tërmete dhe shpërthejnë vullkane. Nga cunami katastrofik i vitit 2004 humbën jetën vetëm në Indonezi 168.000 vetë, në të gjithë rajonin 220.000 persona.

 

 

la/(afpe, dpa, ape)

Reklamë