100 policë gjermanë për në Kosovë | Ballkani | DW | 21.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

100 policë gjermanë për në Kosovë

Kabineti gjerman miratoi të mërkurën në Berlin dërgimin në Kosovë të më së shumti 100 nëpunësave gjermanë të policisë.

Policia gjermane në Kosovë

Policia gjermane në Kosovë

“Ky është numri maksimal i policëve që ka ndërmend të dërgojë Gjermania në Kosovë për fazën e planifikimit të misionit të ri, që të do të fillojë nga puna pas zgjidhjes së statusit”, i tha një zëdhënëse e ministrisë së punëve të jashtme gjermane Deutsche Welle në shqip.

I ashtuquajturi Ekip Planifikues i Bashkimit Evropian për Kosovën (EUPT) e ka ngritur zyrën e vet në Prishtinë menjëherë mbas vendimit të marrë nga BE-ja në këtë mision, në prill 2006. Në bashkëpunim me adminsitratën ndërkombëtare civile të OKB-së (UNMIK) ekipi planifikues po shqyrton aktualisht nevojat e misionit të ri ligjor dhe policor në aspektin finaciar dhe personal. Vetëm për fazën e planifikimt pritet të marrin pjesë në Kosovë deri në 500 nëpunës nga vendet e BE-së. Misioni që do të zëvendësojë UNMiK-un pritet të angazhojë 1300 deri 1500 policë, gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë doganash ndërkombëtarë në një zyrë qendrore në Prishtinë si edhe në mbarë sistemin policor dhe gjyqësor në Kosovë.

Dërgimi i policëve të miratuar sot nga kabineti gjerman financohet me mjete gjermane të Paktit të Stabilitetit, në shumat që nuk mund të mbulohen nga BE-ja, bëhet e ditur nga qeveria gjermane.

  • Data 21.03.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXV
  • Data 21.03.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXV
Reklamë