1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

10 dhjetori Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut!

Ulrike Mast-Kirschning10 Dhjetor 2005

Eshtë detyrimi i organeve të shtetit që t'i mbrojë qytetarët e tij nga sulmet terroriste. Po sa larg u lejohet atyre të shkojnë? A i justifikon qëllimi i mirë të gjitha mjetet e veprimit të organeve sovrane?

https://p.dw.com/p/AqhE
Protesta kundër shkeljes së të drejtave të njeriut
Protesta kundër shkeljes së të drejtave të njeriutFotografi: AP

A është ndalimi i përgjithshëm i torturave i kufizuar në rastet e terrorizmit, gjendjes së emergjencës dhe luftërave? Kjo është cështja kryesore që diskutohet aktualisht, dhe jo vetëm në shoqërinë amerikane. Ai, i cili nuk dëshiron t'u vërë pikëpyetjeve bazave të bashkëjetesës njerëzore, duhet t'i japë një përgjigje të qartë "jo" kësaj pyetjeje.

Ndalimi i përdorimit të torturave, i fiksuar më 1948 në Deklaratën e Përgjithshme të të drejtave të Njeriut të OKB, është i vlefshëm në mënyrë universale dhe i panegociueshëm. Edhe nëse shumica e të drejtave të njeriut mund të hasin në kufizime në kufij të ngushtë, për ndalimin e torturës kjo mundësi nuk ekziston. Ndalimi i torturave është absolut.

Çdo shkelje e të drejtave të njeriut do të thotë një mosrespektim të dinjitetit njerëzor. Por tortura është shumë më tepër. Ulja e dinjitetit të njeriut me të jo vetëm që llogaritet, por ai është qëllimi. Nëse një njeri, për të marrë informacione prej tij reduktohet në një shuk dhimbjeje, frike dhe turpi, atëherë atë e shkatërrojnë si subjekt të pavarur. Atij ia grabisin "njerëzillëkun". Ai humbet respektin dhe besimin në vetvete. Dhe ajo që ka pasoja më të rënda për të ardhmen: ai humbet besimin tek të tjerët dhe tek bashkësia, besim bazë që është pjesë e të qenit njeri.

Torturat nuk kanë vetëm pasoja të rënda për viktimën. Ato janë fatale edhe për ata që i ushtrojnë ato. Ai që poshtëron një njeri tjetër në këtë mënyrë, ai i heq edhe vetes dinjitetin. Ai funksionalizon veten. Një shtet që duron torturën, e justifikon apo edhe jep urdhër për të, në parim heq dorë nga respektimi i dinjitetit të njeriut. Pa respektimin e dinjitetit të njeriut megjithatë, detyrimet morale dhe juridike midis njerëzve as mund të lindin dhe as mund të mbahen në këmbë. Do të kishim të bënim me një hap pas të njerëzimit dhe me pranimin e barbarisë. Shteti juridik në thelb do të ishte i kërcënuar.

Ai që në luftë kundër të dyshuarve si "armiq të lirisë" heq dorë nga parimet e veta të të drejtave të njeriut, ai humbet kredibilitetin e tij dhe besimin e qytetarëve. Por pikërisht ky besim i duhet shtetit në luftë kundër terrorizmit. Jo hyrja në garë me barbarinë krijon më shumë autoritet dhe aftësi veprimi, por zbatimi konsekuent i të drejtave të njeriut.

Jo vetëm për SHBA, por edhe për BE ekziston një e drejtë politike, juridike dhe morale për të vepruar, sepse kjo është edhe një cështje e mbrojtjes së vetvetes. Një bashkënjohuri ose bashkëautorësi në rastin e burgjeve të CIA-s dhe të torturimit të të burgosurve duhet të përndiqet në mënyrë penale. Sepse: të gjithë parlamentarët në vendet e Evropës kanë në këtë cështje një detyrë të qartë- për torturat nuk ka hapësirë veprimi.