1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

[No title]

Bernd Rigert / Bruksel5 Maj 2004

Festimet për zgjerimin e BE kanë kaluar- dhe pa humbur kohë në qendrat e Bashkimit Evropian, në Bruksel dhe Strasburg është kaluar sërish në rendin e ditës. Shumë që prej 1 majit atje nuk ka ndryshuar.

https://p.dw.com/p/ArHM

Tri ditë pas akteve festive, flamujt janë mbledhur sëwrish rreth boshteve të tyre. Në Bruksel është kthyer jeta e përditshme "business as usual". Komisioni i Bashkimit Evropian e injoron të paktën përsa u përket gjuhëve pranimin e shpallur fort të dhjetë të rinjve. Në faqen e internetit të Komisionit në dispozicion janë vetëm 11 gjuhët zyrtare të Evropës. Nëntë gjuhët e ardhshme do të shtohen së shpejti, dëgjon të thonë nëpunësit përkatës. Zgjerimi në fund të fundit u përgatit vetëm për një periudhë shtatëvjecare,nuk mund të presësh që gjithcka të funksionojë menjëherë si duhet.

Gjëra të ngjashme përjetuan edhe deputetët në Parlamentin Evropian: në votimin e parë në parlamentin e zgjeruar me 162 anëwtarë dokumentet e shkruara nuk u paraqitën në të 20 gjuhët zyrtare. Presidenti i Parlamentit,Pet Koks i rrethuar nga atmosfera historike e 1 majit, i fshiu me një të rënë të dorës nga tryeza ankesat e deputëtëve: të mos tregohemi njerëz të vegjël, tha ai.


Rutina e përditshme e ka mbërthyer sërish Brukselin, jo vetëm sepse si gjithnjë nga qielli gri bie shi, por edhe sepse në thelb nuk ka ndryshuar asgjë: 162 deputetët në fjalë ndodheshin në Bruksel që para 1 majit. Atëherë ata mbanin emër tjetër: vëzhgues. Tani ata kanë të drejtë vote. Por zyrat, nëpunësit, aktet, ato mbeten njësoj. Në mbledhjet e këshillit të ministrave dhe të komisioneve në godinën e Këshillit, anëtarët e rinj marrin pjesë që prej një viti. Këtu gjithçka rrjedh pa probleme, thotë zëdhënësi i BE.

Numri i punonjësve të Komisionit Evropian bën atë që ka bërë gjithmonë: ai rritet. Aktualisht janë 34 mijë "eurokratë"- burokratë evropianë. Në katër vitet e ardhshme, për shkak të zgjerimit do të shtohen edhe 6 mijë vende të tjera shtesë. Të gjitha këto zhvillohen me një ritëm të rehatshëm.


Ambasadat e shteteve të reja të BE ndodhen prej vitesh në Bruksel, vitin e kaluar personeli i tyre madje u zgjerua. Në 1 maj nuk u pa njeri me valixhe të ngarkuara para dyerve të tyre. Komisarët e rinj të BE ndodhen gjithashtu prej marsit në Bruksel dhe kanë filluar të punojnë, vërtet pa kompetenca, por me një grup të vogël bashkëpunëtorësh.

Në peizazhin e rrugëve të Brukselit në vetvete nuk ka ndryshuar gjë. Godina e re e Komisionit Evropian, natyrisht që nuk është e gatshme për përurim, sic qe planifikuar të bëhej me zgjerimin e BE. Aty këtu vëren edhe ndonjë flamur të festimeve të zgjerimit- kjo është e gjitha. Të tërheq vëmendjen vetëm numri i madh i automjeteve me targa të shumta nga Lituania, Cekia dhe Polonia. Drejtuesit e tyre përpiqen prej muajsh të ambjentohen me rregullat kaotikë dhe rrugët e bllokuara normalisht nga automjetet të Brukselit. Interesant, por edhe kjo nuk ka ndodhur brenda natës, është numri i gjuhëve që mund të dëgjosh në lagjen evropiane. Qoftë në metro, në qendrën e fitnesit apo në barin e sanduiçeve- kudo njeriun e rrethojnë copëza bisede në gjermanisht, polonisht, spanjisht, hungarisht- apo ajo që flitej qe finlandishte?

Një ndryshim të ndjeshëm vëren që prej një majit në mensat e ndërtesës së komisionit: më shumë gjellë nga vendet që sapo kanë hyrë: djath qipriot ose gulash të famshëm nga Hungaria.