Ç′po ndodh në fakt në Chemnitz? | Gjermania | DW | 29.08.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Ç'po ndodh në fakt në Chemnitz?

Fillimisht një i vdekur e më pas turmë prej disa qindra e mija demonstruesish - si mund të përshkallëzojë situata në Chemnitz? Një rikonstruktim i ngjarjeve.

Gjatë një dite normale në Gjermani vdesin nga dhuna 6-7 persona - tendenca në ulje e sipër. Në vitin 2017 policia njoftoi për 2379 vrasje dhe vdekje të dhunshme. Shumë pak prej vdekjeve të tilla zgjojnë interes në mbarë vendin. Kjo mbase do të vlente edhe për vrasjen e 35-vjeçarit në fundjavë në Chemnitz. Por në fakt kjo vrasje e rriti jashtëzakonisht tensionin në Chemnitz dhe tërhequr vëmendjen e mbarë Gjermanisë.

Çfarë ka ndodhur?

Në fakt fundjava do të kishte mbetur në kujtesë me një festë plot atmosferë:  Chemnitzi feston sivjet 875 vjetorin e qytetit. Në kuadër të kësaj feste të shtunën në mbrëmje vone disa burra u involvuan në një sherr. Se çfarë ka ndodhur vërtetë, kjo është e paqartë, por është e sigurtë, që është përdorur një thikë. Tre gjermanë u plagosën, njëri ndërroi jetë prej plagëve në spital. Shumë shpejt në rrjet u përhap lajmi për prejardhjen e dorasve dhe të viktimës: i vdekuri është Daniel H., një 35-vjeçar gjerman me prejardhje kubaneze, si të dyshuar shpejt u konsideruan një sirian dhe një irakian. Përveç kësaj pjesëmarrësit në diskutimet online umorën edhe me fjalë që qarkulluan sikur kësaj ngjarjeje i kishte paraprirë një ngacmim seksual ndaj një gruaje. Për këtë policia një ditë më pas nuk kishte asnjë pikë reference.

Çfarë dimë e çfarë nuk dimë ne për vrasjen?

Të dy të pandehurit, një 22 vjeçar irakian dhe një 23 vjeçar sirian që nga dita e hënë (27.08) ndodhen në arrest hetimor. Ata akuzohen për varjse në bashkëveprim. Se si ka ndodhur vrasja dhe cili ka qenë motivi i saj, kjo është ende e paqartë, të paktën prokuroria të martën (28.08) nuk deklaroi detaje. Por sidoqoftë hetuesit e përjashtojnë një veprim të dorasve për vetëmbrojtje:  "Sipas nivelin të tanishëm të të dhënave nuk ka pasur një situatë të tillë që dorasit të kenë vepruar për t'u vetembrojtur", shkruan një zëdhënëse e prokurorisë. Rrënjët kubaneze të të vrarit i lindur në qytetin që asokohe quhej Karl-Marx-Stadt deri tani prokuroria nuk i ka konfirmuar.

Çfarë ka ndodhur pas vrasjes në Chemnitz?

Të dielën u shtuan informacionet dhe fjalët në qarkullim për një përzierje me potencial shpërthyes të masës së njerëzve: një grup huliganësh ekstremistë të djathtë u kishte bërë thirrje në facebook "tifozëve dhe simpatizantëve" duke u përmendur vendin dhe orën e takimit, që të mblidheshin për t ëtreguar, se "kush e ka fjalën në qytet". Grupimi është nën vrojtim nga mbrojtja kushtetuese; ky autoritet numëron rreth 150 deri në 200 persona që i përkasin skenës së ekstremizmit të djathtë në Chemnitz.

Thirrjes së përhapur në mënyrë të shumëfishtë të dielën iu përgjigjen rreth 800 vetë, ndër ta edhe ekstremistë të djathtë të gatshëm për dhunë. Videot e filmuara me celularë tregojnë për sulme në valën e këtij marshimi spontan: disa frikësojnë njerëzit, që i konsiderojnë si të huaj dhe i përndjekin ata - qeveria e quajti këtë një "yshtje", që "nuk ka vend në rrugët tona". Deri tani policia ka tre kallëzime: në njërin rast një gjermane 15-vjeçare dhe 17 vje5ari afgan qe e shoqëronte atë janë atakuar, më pas një 18 vjeçar sirian është rrahur dje një bullgar 30 vjeçar e kanë ndaluar dhe e kanë kërcënuar. Policia gjatë trazirave nuk e pati më gjendjen nën kontroll; videot tregojnë gjithashtu, se si demonstruesit kanë sulmuar nëpunësit. Policia përdori spërkatës lotësjellës dhe shkopinjtë e gomës, për të rikthyer gjendjen nën kontroll. Festa e qytetit u ndërprerë katër orë përpara fundit të planifikuar.

Të hënën në mbrëmje në qendër të Chemnitzit u mblodhën mijëra qytetarë në demonstrata të kundërta: Thirrje së lidhjes ekstremiste të djathtë "Pro Chemnitz", sipa stë dhënave të policisë iu përgjigjën 6000 vetë, ndërsa manifestimit të organizuar ndër të tjera nga të majtët, po ashtu sipas policisë, iu përgjigjën 1500 vetë. Deri rreth orës 21 policët e gatishmërisë ia dolën që t'i mbajnë të ndara nga njera-tjetra të dyja kampet. Pas kësaj u hodhën në ajër fishekzjarrë, shishe e sende të tjera, gjendja doli jashtë kontrollit dhe sërish policia doli në defensivë. Përkohësisht 35 persona të maskuar u barrikaduan pas barrikadave me karrike e tavolina, të cilat policia i shpërndau duke përdorur spërkatës lotësjellës. Gati 600 punonjës policie ishin të angazhuar në Chemnitz, për të stepur demonstruesit ata vunë në përdorim edhe pompat e ujit.

Disa demonstrues kanë përdorur përshëndetjen hitlerian, në të paktën dhjetë raste policia ka hapur proces hetimor. Të paktën 18 demonstrues nga të dyja kampet dhe dy policë janë plagosur. Sipas policisë gjatë kthimit në shtëpi janë plagosur katër demonstrues të manifestimit të së djathtës, pasi 15 deri në 20 vetë i kanë sulmuar ata. Dy prej tyre janë shtruar në spital.

Si reagon pjesa tjetër e vendit ndaj këtyre ngjarjeve?

Bashkë me indinjatën e opinionit për incidentet gjithnjë e më shumë shtohen edhe kritkata ndaj policisë së Saksonisë dhe qeverisë së landit të drejtuar nga kristiandemokratët. Kryetari i grupit parlamentar të ekologjistëve në Bundestag Anton Hofreiter, akuzoi qeverinë e landit, se "për një kohë të gjatë e ka lënë pas dore luftën kundër së djathtës". "Ajo ka dështuar tërësisht atje."

Sekretari i përgjithshëm i kristiandemokratëve të Saksonisë, Alexander Dierks, në intervistë për radion Deutschlandfunk i hodhi poshtë këto akuza, sipa stë cilave qeveria e landit e ka nënvleftësuar rrezikun e djathtë. Lidhur me trazirat ai tha, se: "mendoj, që policia saksone ka qenë e përgatitur mirë dhe se ia ka dalë të vendosë rendin dhe qetësinë." Edhe sindikata e policisë vlerësoi punën "e shkëlqyer" të punonjësve. Një zëdhënës i policisë së Saksonisë pranoi, se është nënvleftësuar numri i demonstruesve të hënën.

Nga pjesë të ndryshme të shoqërisë u shpreh qartë indinjata për 800 personat e së djathtës ekstreme, që marshuan të dielën nëpër Chemnitz. Kryetari i bashkësisë turke në Gjermani, Atila Karabörklü, dekalroi: "Këto sulme kanë një vazhdimësi të trishtë që nga vitet 2990 në vendin tonë." Shprehimisht ai vuri në dukje trazirat në Rostock-Lichtenhagen në gusht 1992, që përfunduan me vënien e zjarrit një strehimoreje refugjatësh. Karabörklü shkruan, "ka një kontekst mes pogromave në vitet 1990, vrasjeve të NSU-së dhe paaftësisë së autoriteteve të shtetit, që viktimat i konsideruan si doras".

Kryeministri i Saksonisë, kristiandemokrati Michael Kretschmer tha, se shteti nuk lejon t'ia rëmbejnë autoritetin. Kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel të martën (29.08) pas pas një nate të trazuar në Chemnitz, deklaroi në Berlin, se "Ne kemi regjistrime në video, që ka pasur nxitje, grumbullime të qëllimshme dhe urrejtje. Këto s'kanë të bëjnë me shtetin tonë ligjor. Këtë më duhet ta theksoj edhe një herë."

Më parë kishte reaguar si i pari politikan nga radhët e qeverisë edhe ministri i Jashtëm socialdemokrat Heiko Maas, i cili e mori fjalën pas natës së dytë me trazira në Chemnitz. Ai theksoi dimensionin e ngjarjeve përtej saksonisë: "Ne duhettë bëjmë ç'është e mundur për të mbrojtur dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe lirinë, jo vetëm në Chemnitz, por në mbarë botën", deklaroi Maas. Nga dhuna esktremiste e djathtë rrezikohen solidariteti në shoqëri.

"Shteti ligjor duhet të funksionojë!", u shpreh ministrja socialdemokrate e Drejtësisë Katharina Barley, duke nënvizuar, se nuk duhet të ketë skena përndjekje. Por si? Policia në Chemnitz ishte e pranishme n ëvendngjarje, sipas të dhënave të veta në ditën e parë e mirëpërgatitur për gjtihçka. Por të nesërmen iu desh të pranojë, se gjendja ishte vlerësuar gabimisht. Apeli i ministres së Drejtësisë Katharina Barley në intervistën me gazetën "Handelsblatt" tingëllon si i pashpresë: Eshtë "një parim themelor i shtetit të së drejtës, që e drejta duhet të funksionojë."

Sipas saj, "nuk duhet të krijohet përshtypja se ka hapësira dhe vende, në të cilat nuk ndodh kështu". Në rastin konkret Barley konsideron se për këtë janë të detyruara të veprojnë autoirtetet e Saksonisë. Aktet penale duhet të përndiqen me konseguencë: "skena të përndjekjes dhe vetëgjyqësisë nuk duhet të përsëriten kurrë më në Gjermani".