Çmimi Nobel në kimi për ″revolucionin e evolucionit″ | Bota | DW | 03.10.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çmimi Nobel në kimi për "revolucionin e evolucionit"

Frances H. Arnold, George P. Smith dhe Gregory P. Winter vlerësohen me Çmimin Nobel për zbulimeudhërrëfyese në fushën e enzimave dhe proteinave. Studimet e tyre janë vendimtare për mjeksinë dhe biokiminë.

Frances H. Arnold, George P. Smith dhe Gregory P. Winter vlerësohen me Çmimin Nobel për zbulimeudhërrëfyese në fushën e enzimave dhe proteinave. Studimet e tyre janë vendimtare për mjeksinë dhe biokiminë.

Frances H. Arnold si dhe George P. Smith e Gregory P. Winter ndajnë sivjet Çmimin Nobel në kimi. Këtë e deklaroi Göran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Stokholm.

Komiteti Nobel vlerëson arritjet e tre biokimistëve në nisjen e "një revolucioni mbi bazën e evolucionit", deklaroi Cleas Gustafson nga Instituti për Biomjeksinë në Universitetin e Gëteburgut. Hulumtimi i tyre ka qenë thelbësor për të kuptuar proteinat në evolucion dhe proceset mjekësroe. Frances H. Arnold nga California Institute of Technology ka publikuar më  1993 një artikull për evolucionin e qëllimshëm të enzimave. Ajo ka treguar, se si enzimat ndryshojnë dhe përmirësohen ndër breza.

Metodat e saj gjejnë aplikim në studimet kimike dhe mjekësore dhe në prodhimin e medikamenteve, karburanteve bio dhe shumë produkteve të tjera.

Viruset për përdorim në bioreaktorë

George P. Smith nga Universiteti i Missouri në Columbia në SHBA ka hulumtuar bakteriofaget. Këto janë viruse, që janë në gjendje të transmetojnë informacionin e trashëgimisë në qeliza.  Ai vlerësohet me Çmimin Nobel për zbulimin e fagen-displays. Kjo është një metodë, me të cilën segmente të caktuara proteine mund të përçhen tek bakterofaget, për t'u dhënë atyre një funksion të caktuar, që mundëson përpunimin e proteinave.

Gregory P. Winter ka hulumtuar në Universitetin e Cambridge në fushën e të ashtuquajtruve antitrupa monoklonal. Ai e ka zhvilluar më tej metodën fagen-display. Ai me këtë metodë ka zhvilluar një medikament të quajtur Adalimumab. Ky ishte i pari medikament me antitrupa tërësisht të njeriut. Ai shërben për të trajtuar sëmudje kronike të kolitit si Morbus Crohn.

 

Reklamë