Çfarë mbeti pa u thënë në takimin Bush-Putin në Bratislavë? | Bota | DW | 25.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çfarë mbeti pa u thënë në takimin Bush-Putin në Bratislavë?

Edhepse sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs deklaroi më parë se Rusia do të kujtohet për deficitet e saj demokratike në takimin e nivelit të lartë në Bratislavë nuk u tha shumë.

Bush dhe Putin në Bratislavë

Bush dhe Putin në Bratislavë

Me këtë kishin llogaritur shumë pak: presidentët e Amerikës dhe Rusisë nuk lanë përshtypje të mirë në konferencën e tyre të përbashkët në kryeqytetin
sllovak. Të dy, Xhorxh Bush dhe Vlladimir Putin nuk shqiteshin dot nga fjalimet e shkruara në letër, të cilat ju lëshuan në dorë prej këshilltarëve të tyre pak para se të filloj konferenca e përbashkët për shtyp. Të dy nuk dukeshin aq shumë të pavarur kur papritmas u desh të flasin pa hedhur sytë në letër dhe tu përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve si përshembull për lirinë e shtypit në Rusi.

Bush diti të thotë shumë pak edhepse më parë pat kritikuar kufizimin e lirisë së shtypit në Moskë. Gjithashtu edhe Putini dukej se nuk e kishte të qartë cila është detyra e një shtypi të lirë në demokraci. Edhe pse lidhur me këtë ai tha se pranon parimet të cilat vlejnë në krejt botën prapëseprapë tërhoqi vëmendjen për veçoritë dhe traditat e vendit të tij duke tërhequr vërejtjen për "anarki".

Siç duket në këtë mënyrë ai deshi të gëlqeros të metat në Rusi të të ashtuquajturës "demokraci e zhdërvjelltë". Ndoshta kjo u arrit nga Putini në paraqitjen e përbashkët me homologun e tij amerikan. Por në realitet sistemi politik i Rusisë nuk do të bëhet më i mirë përmes paraqitjeve të tilla publike. Paraqitja e përbashkët e të dy presidentëve dëshmoi se jo gjithkund ku politikanët flasin kanë edhe të thonë diçka.

Njoftimi i të dy presidentëve se duan edhe mëtutje të bashkëpunojnë ngushtë në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar nuk ishte befasi. Në favor të Putinit ishte që Bush edhe pse indirekt futi në një thes luftëtarët në Çeçeni me terroristët e El Kaidës të 11 shtatorit 2001. Presidenti amerikan nuk bëri ndonjë dallim në mes të terroristëve të Kaukazit nga njëra anë dhe luftëtarëve kryengrirtës nga ana tjetër. Athua vallë pse? Për këtë vetëm mund të spekulohet.

Ajo çfarë mund të thuhet lirisht është se Amerika ka nevojë ta ketë në krahun e saj Rusinë kur bëhet fjalë për përhapjen e armëve bërthamore. Raste aktuale janë Koreja e Veriut dhe Irani: këto dy vende nuk guxojnë të zhvillojnë armë bërthamore, u shprehën Bush dhe Putin. Rreziku bërthamor kërcënon edhe nga burime tjera: në mbarë botën grupet terroriste dhe shtetet të cila shihen si armike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës provojnë të blejnë material radioaktiv për prodhimin e të ashtuquajturave "bomba të pista" - shpesh në Rusi apo në në ndonjë vend tjetër të ish-Bashkimit Sovjetik.

Për faktin që Moska i merr seriozisht shqetësimet e Uashingtonit për armët bërthamore, Uashingtoni mbështet, të paktën verbalisht antarësimin e Moskës në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Si ndryshojnë kohërat! Bushi dhe Putini zgjodhën Bratislavën si vendbisedim për tu takuar në "tokë neutrale". Jo më shumë se para 15 vjetësh Çekosllovakia bënte pjesë në Paktin e Varshavës. Tani Sllovakia është anëtare e Natos dhe Bashkimit Evropian. Dhe takimi mes dy burrështetasëve nga Moska dhe Uashingtoni nuk ka diçka më shumë të veçantë dhe të jashtëzakonshme sesa këtë detaj.

  • Data 25.02.2005
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQN
  • Data 25.02.2005
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQN
Reklamë