Çfarë bën Abdullah Öcalan? | Gjermania | DW | 16.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Çfarë bën Abdullah Öcalan?

Pesë vjet më parë Turqia bëri të ditur kapjen e tij.

Pesë vjet më parë qeveria turke bëri të ditur kapjen e liderit të Partisë
Kurde të Punës PKK, Abdullah Öcalan. Lufta guerilase 15-vjecare e PKK-së në
jug të Turqisë e cila u kushtoi jetën më shumë se 30.000 vetëve mori fund
me kapjen e Öcalanit dhe dënimin e tij në Turqi për tradhti të lartë. Me
heqjen e dënimin me vdekje dënimi i Öcalanit u kthye në burgim të
përjetshëm. I burgosuri i vetmuar 54 vjecar në ishullin Marmara për të
cilin vitet e fundit nuk është folur pothuaj fare do të jetë në Maj përsëri
në qendër të interesit publik. Atëherë Gjykata Evropiane për të Drejtat e
Njeriut do të diskutojë përsëri për drejtësinë e procesit kundër tij në
Turqi.

Në juglindjen kurde të Turqisë Abdullah Öcalan nuk është harruar akoma dhe
herë pas here ende zhvillohen demonstrime për lirimin dhe amnistinë e
përgjithshmë për të.

Por në pjesën tjetër të Turqisë Öcalan po kthehet ngadalë në një kujtim të
zbehtë të një kohe të kaluar të cilën e harrojnë me dëshirë pasi ishte një
e kaluar e përgjakshme. Vetëm armiqtë e tij të përbetuar, ushtarakët turq e
risjellin kujtimin e tij herë pas here: vetëm pak kohë më parë zv/shefi i
përgjithshëm i shtabit të ushtrisë turke, Basbug tha se përkrahësit e
udhëheqësit të terroristit ende fshihen në veri të Irakut. Amerika duhet të
ndërmarrë më shumë se vetëm fjalë kundër tyre.
"Tani është patjetër e domosdoshme që SHBA të ndërmarrin masa ushtarake
kundër kësaj organizate terroriste" është shprehur Basbug.

Öcalan duket se ka ende kontakt përmes avokatëve me luftëtarët e tij të
shpërndarë në malet në veri të Irakut apo në azil në Evropë. Hatixhe Korkut
bën pjesë në rradhën e avokatëve që i cojnë të mërkurave ish shefit të
PKK-së gazetat, nëse autoritetet e konsiderojnë kanalin detar që të con në
ishullin e vogël burg Imrali mjaft të qetë për udhëtimin nëpër detin
Marmara.


"Vetëm një herë në javë për një orë dhe vetëm atëherë kur e lejojnë kushtet
atmosferike"- thotë Korkut.

Shumë shpesh autoritetet turke e konsiderojnë motin të keq. Atëherë nuk ka
as letra, as gazeta dhe as libër të ri për të burgosurin në qelinë e
izolimit. Telefonatat dhe televizioni janë të ndaluara në Imrali dhe
radioja mund të dëgjohet vetëm me valë të mesme pasi në të transmeton
radioja shtetërore. Vetëm dy letra, ankohen avokatët, ka mundur të dërgojë
Öcalan gjatë pesë viteve të fundit. Klima e ashpër dhe e lagësht e ishullit
po ia dëmton rëndë rrugët e frymëmarrjes dhe mjekët i kanë diagnostikuar
alergji. Ministrat turq të drejtësisë e kanë refuzuar vazhdimisht
transferimin e të burgosurit të vetëm të ishullit në një burg normal të
sigurisë së lartë: "Aktualisht nuk mendojmë të bëjmë ndryshime në çështjen
Öcalan. Për arsye sigurie ai do të vazhdojë të qëndrojë në Imrali."

Dy herë në ditë Öcalan mund të dalë në oborr, për një orë pasi qelia e tij
është vetëm 13 metra katrorë e madhe. "Ai ndihet vetëm por jo i braktisur",
thotë avokatja e tij. 54 vjecari sipas saj është i disiplinuar, lexon
shumë, dhe ka lënë duhanin ashtu si partia e tij luftën. PKK ka ndërruar
madje disa herë edhe emrin; atentatet janë bërë të rralla. Por organizata
është megjithatë ende mjaft e organizuar për të refuzuar një ofertë për
amnesti të shtetit turk: mqs Öcalan nuk përfitonte prej saj i gjithë
populli i tij e refuzoi ofertën. E ardhmja e PKK është gjithnjë e më e
pasigurtë sa më shumë të drejta kulturore i njeh shteti turk kurdëve.
Dënimi me vdekje është hequr edhe për Öcalanin, por në maj dosja e tij do
të rihapet: Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të marrë vendim
për drejtësinë e procesit kundër tij.

  • Data 16.02.2004
  • Autor Vështrim nga Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7b
  • Data 16.02.2004
  • Autor Vështrim nga Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7b