Çdo të thonë taksat për studim për studentët e huaj në Gjermani? | Gjermania | DW | 04.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Çdo të thonë taksat për studim për studentët e huaj në Gjermani?

Tani vendimi u morr. Në Gjermani, thuhet në vendimin e javës së kaluar të Gjykatës Kushtetuese, asgjë nuk e pengon më futjen e taksës për degën e parë të studimit. Disa lande si për shembull Bavaria duan të kërkojnë para nga studentët që prej semestrit të ardhshëm. Të tjera si Rini Verior - Vestfalia kanë vendosur hë për hë kundër futjes së studimit me pagesë. Se çfarë konsekuencash ka vendimi i Gjykatës së Lartë për studentët e huaj që studiojnë apo duan të studiojnë në Gjermani e mësoni nga informacioni në vijim.

Lajpcig: Demonstratë kundër taksave të studimit

Lajpcig: Demonstratë kundër taksave të studimit

"Kur të hënave në mëngjes hap e-mail-et gjej nja 100 të reja, plus reklama," ankohet Eva Bezzeg-Fröhlich, përgjegjëse për çështjet ndërkombëtare në Zyrën Akademike për të Huajt në Universitetin e Bonit. Ajo është personi i kontaktit për gjithë studentët jo nga vendet e Bashkimit Evropian.

"Një nga detyrat tona kryesore është ruajtja e një procesi aplikimi transparent, informimi për kurset e gjuhës, dhe kur studentët mbërrijnë këtu dhënia e ndihmës për sa i përket integrimit shoqëror, banimit në konvikte apo të drejtës së punës, pra ato çka nevojiten për të jetuar në Gjermani, informimi për këto."

Aktualisht vijnë shumë kërkesa nga bota e jashtme. Shumë të rinj duan të dinë se çfarë domethënie ka vendimi i gjykatës kushtetuese për studentët e huaj. Problemi është se në për këtë pyetje nuk ka përgjigje të përgjithshme, sepse vendimi i gjykatës i lejon çdo landi që të vendosë vetë për marrjen e taksës për studimin. Si pasojë deri tani nuk ka një zyrë qendrore këshillimi. Prandaj Eva-Bezzeg-Fröhlich këshillon që të kontaktohet drejtpërdrejt me universitetin e synuar në Gjermani.

"Informacioni i rëndësishëm paraprak nxirret prej internetit, sepse tani ky është mediumi më i aktualizuar. Çdo universitet ka faqe interneti. Kjo quhet gjithnjë www.uni, pastaj minus Köln ose Bonn ose Frankfurt, dhe këtu duhet parë patjetër se çfarë taksash kërkohen."

Landet gjermane nuk janë shprehur ende përfundimisht nëse dega e parë e studimit do të jetë me pagesë në të ardhmen. Konsiderohet e sigurt që Bavaria të kërkojë pagesë që semestrin e ardhshëm. Rini Verior - Vestfalia është shprehur hë për hë kundër studimit me pagesë. Atje ku do të kërkohet pagesë flitet se kjo do të jetë 500 euro në muaj. Se si mund të financohen studentët e huaj në Gjermani kjo është relativisht e paqartë. Nga njëra anë eksziston mundësia që oferta e bursave të zgjerohet duke përfshirë edhe të huajt:

"Natyrisht që organizata më e madhe që jep bursa, DAAD-ja po shqyrton prej kohësh se si mund të kompensohej kjo, por nëse e llogarisni: 500 euro për semestër janë afro 90 euro në muaj. Ma do mendja se kjo do të integrohet në bursë."

Studentëve të huaj që kanë ardhur në Gjermani pa bursë u duhet të punojnë për të financuar studimet, por kjo është e mundur vetëm në mënyrë të kufizuar. Të paktën ligji i ri i imigrimit u lejon studentëve të huaj të punojnë më shumë se 20 orë në javë, por vetëm në rast se punësohen pranë universitetit dhe jo jashtë tij. Të tjerët lejohen të punojnë vetëm nëntë ditë në muaj ose 18 gjysmë ditësh. Nino Mechrischwili është gjeorgjiane dhe studion që prej katër semestrash histori arti në Universitetin e Bonit. Ajo mendon se studimi me pagesë do të frikësjë shumë studentë të huaj.

"Është e papërfytyrueshme për të huajt që të paguajnë kaq shumë taksa, ose më saktë për ata që vijnë nga Lindja. Personalisht ndoshta do të paguaja, sepse ndihmohem shumë prej një gjermaneje; por ka edhe nga ata që nuk mbështeten e nuk mund të fitojnë aq shumë. Mendoj se për këtë arsye disa do të largohen nga Gjermania.

Eva Bezzeg-Fröhlich e Zyrën Akademike për të Huajt në Bon e vlerëson më pozitivisht gjendjen, pasi shumica e studentëve të huaj e njohin koston e shkollimit që nga atdheu.

"Aktualisht është një gjendje e vështirë, pasi ligji është relativisht i ri, por u bëj thirrje studentëve që të mos shqetësohen, ta shfrytëzojnë internetin si burim informimi dhe taksat që do të kërkojë Gjermania t'i vendosin në raport me ato të vendeve të tjera."

  • Data 04.02.2005
  • Autor Antje Allroggen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4l
  • Data 04.02.2005
  • Autor Antje Allroggen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4l