Çdo përpjekje për destabilizim është e pafalshme për Kosovën | Ballkani | DW | 14.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çdo përpjekje për destabilizim është e pafalshme për Kosovën

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kather dhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, deklaruan se, qytetarët e Kosovës duhet të jenë të matur dhe ta ruajnë qetësinë në këtë fazë të pritjes për zgjidhjen e statusit.

Joakim Ryker, Shefi i UNMIK-ut

Joakim Ryker, Shefi i UNMIK-ut

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kather, u bënë thirrje udhëheqësve kosovarë që mos të marrin ndonjë vendim të njëanshëm që do të dëmtojë procesin negociator. Këtë porosi, Joakim Rycker dhe gjenerali, Roland Kather, i dhanë kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, në një takim që zhvilluan me të të hënën në mbrëmje në shtabin e përgjithshëm të forcave paqeruajtëse.

"Ne jemi të bindur se Marti Ahtisari, ka zgjedhur një rrugë paqesore demokratike ne e mbështesim atë pa ndonjë rezervë këtu nuk duhet të ketë dilema. Ne jemi duke kërkuar zhvillime demokratike në Kosovë kjo është shumë e domosdoshme. Kjo duhet të arrihet së bashku", tha komandanti i KFOR-it, Roland Kather.

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, nga ana e tij tha se, gjatë kohës së mbetur deri në fund të Janarit institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë punën në plotësimin e standardeve dhe këtu ato do ta kenë mbështetjen e UNMIK-ut dhe forcave paqeruajtëse. "Grupi i Kontaktit dhe Marti Ahtisari janë të vetëdijshëm dhe te bindur se kur eshte momenti i duhur qe te veprojne në procesin e statusit dhe zoti Ahtisari vet ka deklaruar se pas zgjedhjeve në Serbi do të publikojë propozimin e tij për statusin. Kjo do të thotë se në Kosovë gjatë kësaj kohe duhet të punojmë së bashku për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt dhe në të njetën kohë institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë punën në plotësimin e standardeve.

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, nga ana e tij edhe njëherë shprehu zhgënjimin për shtyrjen e zgjidhjes së statusit, mirëpo u shpreh i bindur se kjo shtyrje nuk do të ndikojë në thelbin e procesit që sipas tij duhet të jetë pavarësia e Kosovës.

Sidoqoftë, udhëheqësit politikë kosovarë të ndodhur para faktit të kryer, janë pajtuar me vendimin e Marti Ahtisarit për shtyrjen e zgjidhjes së statusit. Deri në kohën kur Marti Ahtisari do të publikojë propozimin e tij për statusin e Kosovës, udhëheqësit kosovar thonë se do të angazhohen që të punojnë në përgatitjen e Kosovës pas statusit në integrimin e saj në strukturat evrpiane. Ata janë të bindur se Kosova do të jetë e pavarur dhe sipas tyre zgjidhje tjetër nuk ka.


  • Data 14.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbE
  • Data 14.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbE
Reklamë