Çdo i shtati fëmijë në Gjermani jeton në varfëri | Gjermania | DW | 25.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Çdo i shtati fëmijë në Gjermani jeton në varfëri

Sipas një studimi të Shoqatës për përkujdesje të barabartë sociale 1,5 milionë fëmijë dhe të mitur rriten në familjet të cilat kanë në dispozicion më pak se gjysmën e të ardhurave mesatare për jetë. Në këtë mënyrë Gjermania dhe Irlanda janë vendet me shkallën më të lartë të varfërisë tek fëmijët në Evropë. Para së gjithash problematike gjendja paraqitet në Gjermaninë Lindore. "Varka" quhet një shoqatë humanitare në Berlin-Hellersdorf e cila qe katër vjet u garanton fëmijëve të kësaj shtrese të paktën një vaft të ngrohtë në ditë.

default

Niko dhjetëvjeçar pret me padurim që t'i vij radha të marrë ushqimin. Ka 40 minuta që ai qëndron në rresht. Pothuajse si për ditë, pas përfundimit të mësimit. Ky vogëlush me shumë quka është një prej rreth 300 fëmijëve që çdo ditë kanë të siguruar një vaht të nxehtë, falas në kuzhinën e Shoqatës "Varka". Niko jeton vet i gjashti në një banesë të vogël, në një lagje të varfër në lindje të Berlinit. Arka e familjes është shumë e varfër që fëmijët të kenë të holla për ushqim në shkollë.

"Unë vij këtu sepse ka ushqim falas dhe se në shtëpi është pak vështirë. Disa nga klasa ime e shohin këtë si budallallëk për shkak se ata kanë më shumë të holla dhe nganjëherë lëshojnë edhe fjalë. Ata nuk e dijnë se çfarë do të thotë kjo andaj dhe nuk i kursejnë ato. Herë pas here ata e thonë që unë jam i varfër dhe kjo nuk është mirë. Nganjëherë kjo më lëndon", thotë Niko.

Ky refuzim nuk është i huaj as për Ilona Shikersinskin, nënën e Nikos. 41 vjeçarja me vite të tëra kishte punuar si pastruese. Pas ndryshimeve politike në lindje firma falimentoi dhe ajo mbeti pa punë. Të njohurit me të cilët më parë ishte në një shoqatë u distancuan nga të papunët - pa sukses as rëndësi shoqërore. Në fillim turpërohesha, pranon Ilona me kaqurrelat e ngjyrosura me të kuqe. Nuk është ndjenjë e mirë të kërkosh ndihmë, nganjëherë edhe për bukë. Megjithatë ka tre vjet që Ilona ndihmon vullnetarisht në kuzhinën e shoqatës "Varka". Kjo është më mirë sesa të qëndroj në shtëpi, thotë ajo ndërkohë që përgatit tryezat e ushqimit për fëmijët e uritur:

"Në fund të muajit na mbeten rreth 250 euro. Me to duhet të mbulohen shpenzimet për ushqim e veshmbathje. Aty nuk mbetet shumë për dëshira të veçanta si Kino apo teatër. Në këtë mënyrë duhet të gjindemi disi. Këtë e shohin edhe fëmijët dhe e kuptojnë se nuk mund të dalin çdokund. Pastaj rrobat që blejmë nuk janë të markave të njohura por modele me çmime të zbritura që u ka kaluar afati. Në këtë mënyrë duhet shpesh të improvizojmë dhe të shohim si ta kalojmë muajin dhe kjo nuk është e thjeshtë", sqaron Ilona Shikersinski.

  • Data 25.08.2005
  • Autor Aygül Cizmecioglu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2z
  • Data 25.08.2005
  • Autor Aygül Cizmecioglu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2z