Çdo gjë në rregull? Greqia pas programit të ndihmave | Evropa | DW | 22.02.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Çdo gjë në rregull? Greqia pas programit të ndihmave

Ka gjashtë muaj që Greqia qëndron me këmbët e veta në tregjet financiare. Por për qytetarët gjendja mbetet e vështirë. Edhe sipërmarrjet greke vuajnë nga tatime e shpenzime të tjera të larta.

Jannis Papadopoulos nënqesh, kur dëgjon politikanët të shprehen me entuziazëm për fundin e krizës. Çdo gjë në rregull? Pyetja shtrohet, se për kë? Për punën e tij si i punësuar në një firmë pastrimi të shkollave ai fiton 560 euro në muaj. Për këtë ai pastron çdo ditë 18 klasa. Situata nuk është bërë më e mirë edhe me kryeministrin Tsipras. "Si në qeveritë e tjera, të gjithë duan të fitojnë kohë."

35 vite Papadopoulos punoi në Gjermani, pasi nëna u sëmur, ai u kthye në vitin 2010 në Greqi dhe u trondit. Fqinjët e tij kërkonin në plehra për të jetuar. Shifrat që paraqet Athina zyrtarisht nuk e impresionojnë atë. "Shteti u ka borxh qytetarëve miliarda euro të kthimit të tatimeve. Nëse ata thonë, se kemi krijuar teprica, pyes veten se ku janë këto."

Hov ekonomik në letër

Në letër kuota e lartë e papunësisë në Greqi është ulur, nga 27,5% në vitin 2013 në 18,6%, aktualishtin, megjithëse ende ajo është më e larta në Europë. Por rritja aktuale ekonomike nuk ka mbërritur ende tek njerëzit. Dhe mosbesimi ndaj prognozave optimiste të Athinës për vitin 2019 po rritet. Nikos Varsakelis, profesor i ekonomisë në Universitetin e Selanikut ka mirëkuptim për këtë pesimizëm të bashkëkombasve të tij. "Populli grek nuk duhet të besojë, që ekonomia po rritet, kjo do të kërkojë ende shumë kohë. Për këtë duhet të vijnë njëherë sipërmarrje të reja." Por kjo nuk po ndodh. Përkundrazi. Në aspektin prodhues ka shumë probleme. Sepse sipërmarrjet që duhet të mbylleshin në pikun e krizës kanë një lënë një plagë ende të hapur. Jo pak fuqi punëtore ka braktisur vendin. Sipas Varsakelis, dëmi i shkaktuar ekonomisë arrin nga 80-100 miliardë euro. Vetëm përmes kolapsit që përshkoi degën e rëndësishme të industrisë së ndërtimit kanë humbur rreth 500.000 vende pune.

Pak lehtësime për biznesin e vogël

"Bashkëshorti im dhe unë kishin një palestër sportive, gjatë krizës pak klientë kishin para për t'u anëtarësuar. Por problemi më i madh për shumë sipërmarrje është sigurimi. Këto janë blloqe të mëdha financiare", thotë Marilena Papdaki nga Selaniku. Ajo duhej të mbyllte biznesin e saj. Për të ndër të tjera edhe një pasojë e sistemit të padrejtë të kontributeve që duhet të paguajnë bizneset. "Shpenzimet nuk orientohen nga të ardhurat, por nga vitet e kontributit. Nuk ka rëndësi, nëse ke një kioskë të vogël apo një supermarket të madh, kostoja e sigurimit është e njëjtë, edhe kur nuk ke fitime."

Griechenland Debatte im Parlament zu Nord Mazedonien (Reuters/A. Konstantinidis)

Nëse grekët do t'ia japin edhe njëherë besimin Tsipras nuk dihet

Burokracia prodhon shumë shpenzime

Nikos Varsakelis i njeh këto shqetësime, Por ato nuk janë problemi i vetëm, thotë ai. Shpenzime të larta biznesi nuk ka vetëm përmes tatimit dhe sigurimit, por edhe për rrymën dhe energjinë, shto edhe shpenzimet për administratën, thotë ai. "Burokracia e komplikuar greke prodhon shumë kosto për sipërmarrjet. Duhet shumë kohë dhe personal për t'u përballur me këto probleme. Sipas një studimi të shoqatës greke të industrisë këto shpenzime arrijnë në 7-8% të prodhimit të përgjithshëm bruto. Por shqetësimi i tij kryesor është sektori teknologjik. Në të vërtetë një sektor me potencial të madh. Edhe këtu Greqia nuk përfiton. "Firmat në këtë sektor shkojnë jashtë Greqisë. E me këtë nuk kthehet fuqia e kualifikuar punëtore që në vazhdën e 'brain drain' u largua nga vendi." E sipërmarrjet që mbesin në vend vuajnë dy herë më shumë. Të rinjtë mbledhin përvojat e para në firmat greke dhe pastaj largohen jashtë në vende pune më të mirëpaguara në Angli apo Gjermani.

Për Tsipras tani është bërë më e vështirë. Zgjedhjet e planifikuara janë në tetor, por nuk dihet, nëse ai do të rezistojë deri atëherë me qeverinë e pakicës dhe tjetra, nëse grekët do t'ia japin edhe njëherë besimin.