1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Çarmatimi bërthamor INF

Marrëveshja, që i ndalon SHBA-së dhe Rusisë zhvillimin e raketave tokësore me predha me rreze të mesme veprimi dhe armatosjen e tyre me lëndë bërthamore, i përket tani historisë.

Fundi i marrëveshjes INF tregon rritjen e vazhdueshme të mosbesimit mes SHBA-së dhe NATO-s nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër. Marrëveshja nuk i përshtatej më mjedisit strategjik. Ajo nuk përfshinte shtete si Kina, që nga ana e tyre kanë prodhuar raketa me rreze të mesme veprimi. Marrëveshja nuk ofronte udhëzues përdorimi për sistemet e reja të mbrojtjes nga raketat, që po krijohen në territorin e NATO-s për mbrojtjen ndaj kërcënimeve nga Irani apo Koreja e Veriut, por kanë hasur në kundërshtimin e ashpër të Kremlinit. Rusia dhe NATO, pra dhe SHBA nuk duhej ta hidhnin në koshin e letrave këtë marrëveshje, por duke iu referuar partnerëvetë të tjerë kontraktues si Kina do të duhej ta modernizonin atë. Po ashtu do të duhej të merreshin parasysh tipe të reja armësh në internet ose robotët vrasës. Shansi është humbur prej Rusisë dhe SHBA nuk e kanë vlerësuar atë sa duhet. Pasoja tani do të jetë natyrisht një garë e re armatimi.

Artikuj të tjerë