Çështja e kufirit Kosovë - Maqedoni ende e pazgjidhur | Ballkani | DW | 07.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çështja e kufirit Kosovë - Maqedoni ende e pazgjidhur

Ministri maqedon i punëve të jashtme Antonio Molloshovski, ka thënë se Kosova në këtë fazë të zgjidhjes së statusit ka rastin të njohë kufirin e saj me Maqedoninë dhe kështu do jepte një shembull të mirë se Kosova njeh dokumentet ndërkombëtare

Ushtarë amerikanë në kufirin Kosovë-Maqedoni, mars 2001

Ushtarë amerikanë në kufirin Kosovë-Maqedoni, mars 2001

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se çështja e përcaktimit të vijës kufitare Kosovë Maqedoni është një çështje teknike e cila do të rregullohet në një të ardhme të afërt me autoritet e Shkupit. Ata thonë se, marrëdhënjet e Kosovës me Maqedoninë janë të shkëlqyeshme, ndërsa shprehen të bindur se pas zgjidhjes së statusit çështja e demarkacionit do të zgjidhet shumë lehtë.

Këto deklarata zëdhënësja e qeverisë së Kosovës Ulpiana Lama, i bëri pas një deklarate të ministrit maqedon të punëve të jashtme, Antonio Molloshovski, i cili ka thënë se Kosova në këtë fazë të zgjidhjes së statusit ka rastin të njohë kufirin e saj me Maqedoninë dhe në këtë mënyrë të japë një shembull të mirë se Kosova njeh dokumentet ndërkombëtare.

Autoritetet e Shkupit dhe ato të Beogradit, duke anashkaluar Prishtinën në vitin 2001, me anë të një marrëveshje ridefinuan vijën kufitare Kosovë Maqedoni, ku 2500 hektarë tokë të Kosovës kalojnë nën administrimin maqedon. Kjo marrëveshje është njohur edhe nga zyra ligjore e OKB-së, mirëpo jo nga autoritetet e Prishtinës. Kuvendi i Kosovës, ka kohë që ka miratuar një rezolutë me të cilën hedhë poshtë marrëveshjën Shkup-Beograd, e cila përcakton vijës kufitare Kosovë Maqedoni.

Autoritet e Prishtinës janë deklaruar se është Prishtina zyrtare ajo me të cilën duhet
biseduar për përcaktimin e vijës kufitare Kosovë Maqedoni dhe jo Beogradi. Administrata ndërkombëtare disa herë ka tentuar që të pajisë me leje të posaçme
banorët e zonave e luglindore që të punojnë tokat e tyre mirëpo, nuk ka arritur t'i bindë. Sidoqoftë, autoritetet e Prishtinës, thonë se çështja e pa zgjidhur e kufirit në mes Kosovës dhe Maqedonisë, nuk duhet të jetë mollë sherri në marrëdhëniet në mes dy vendeve të cilat ata i cilësojnë të mira.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thonë se, tash për tash janë të preukopuar me çështjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës ndërsa, çështjen e demarkacionit të vijës kufitare Kosovë Maqedoni, mund ta diskutojnë me autoritet maqedonase pas zgjidhjes së statusit.

  • Data 07.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcr
  • Data 07.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcr
Reklamë