1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ëndrra gjermane vazhdon

24 Qershor 2010

Gjermania fitoi 1:0 kundër Ganës. Australia mundi ekipin serb me 2:1

https://p.dw.com/p/O1YM
Mesut Özil shënon golinFotografi: AP

Kombëtarja gjermane është kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira të Kampionatit Botëror të FIFA-s, i cili po mbahet në Afrikën e Jugut. Në ndeshjen vendimtare të garave në grupe, Gjermania mundi mbrëmë Ganën me rezultat 1:0. Golin e vetëm shënoi Mesut Özil. "Unë nuk i realizova më parë disa shanse, prandaj natyrisht që u lehtësova, kur bëra golin tim të parë në këtë Kampionat. Më e rëndësishmja ishte që ne të fitojmë këtë ndeshje dhe kësaj ia dolëm", dekaroi Özil.

WM Südafrika 2010 Ghana vs Deutschland Flash-Galerie
Ekipi gjerman gëzohet për fitorenFotografi: AP


Edhe Gana kualifikohet

Megjithë humbjen edhe Gana u kualifikua për garat e mëtejshme, sepse Serbia humbi në ndeshjen e saj të fundit kundër Australisë me rezultat 1:2. Ekipi i trajnerit Joachim Löw në të tetën e finales do të ndeshet me ekipin anglez, i cili pas fitores dje kundër Sllovenisë me rezultat 1:0 zuri vendin e dytë në grupin e vet. Ndërsa Gana ndeshet me kombëtaren amerikane, e cila kualifikimin e mëtejshëm e siguroi me fitoren në minutën e fundit kundër Algjerisë me golin e vetëm, që shënoi Lendon Donovan.

Autor: dpa/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica