1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çeqe konsumi për koniukturën: Edhe gjermanët do t'i harxhonin paratë e shtetit por...

LA4 Dhjetor 2008

Në qendër të gazetave të së enjtes debati mbi dhënien e të ashtuquajturve çeqe për konsum, me qëllim të përmirësimit të fuqisë blerëse dhe konjukturës në vend.

https://p.dw.com/p/G8nz
Fotografi: DW

"Süddeutsche Zeitung" e sheh me dyshim dhënien e çeqeve për të ndihmuar konsumin: "Sigurisht që nuk shtrohet për diskutim që edhe gjermanët do t'i harxhonin paratë e shtetit, edhe po qe se ju duhej të fusnin për këtë dorën në xhepin e vet. Për këtë arsye është e sigurtë që çeku i konsumit do të jepte një lloj hovi ekonomisë. Por kjo vlen veçse për një kohë shumë të shkurtër, maksimalisht tre muaj. Efekti i çeqeve do të avullonte, po qe se do të zgjasë recesioni. Kohëzgjatja është në kohë krizash rregulli i zakonshëm, si ajo aktuale e sektorit bankar. Cili njeri i arsyeshëm do të ishte i gatshëm në këtë kohë turbullirash të vinte bast me 40 miliardë euro për kohën e saktë të zgjatjes së recesionit ekonomik? Askush."

Ndërsa "Lübecker Nachrichten" është pro çeqeve të konsumit përpërmirësimin e konjukturës: "Po qe se qeveria gjermane do të rrisë konsumin për të mbështetur me këtë konjukturën, atëherë çeqet janë mjet më i mirë për qytetarët sesa lehtësimet tatimore. Sepse ato shkojnë drejt e në qëllimin e caktuar - për konsum dhe jo në llogaritë e kursimit. Kjo është e rëndësishme sidomos në Gjermani, ku njerëzit në kohë krizash kursejnë në mënyrë të rreptë. Argumenti i dytë për çeqet e konsumit: Ato ju shërbejnë edhe miliona qytetarëve që për shkak të të ardhurave të vogla paguajnë shumë pak ose aspak taime, dhe që nuk do të përfitonin shumë nga lehtësimet në këtë drejtim. Kjo aq më shumë po të kujtojmë të 18 milionë pensionistët në Gjermani."