1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çeku: Plani i Ahtisarit i shkon për shtat palës kosovare

Bekim Shehu16 Mars 2007

Plani për Kosovën i ndërmjetësit Marti Ahtisari, i cili tashmë është dorëzuar në selinë e OKB-së, për palën kosovare është i tillë çfarë e ka pritur.

https://p.dw.com/p/ArXd
Agim Ceku
Agim CekuFotografi: dpa-Bildfunk


Udhëheqësit politik kosovarë thanë, se propozimi për statusin e Kosovës i ndërmjetësit Marti Ahtisari, është çfarë e ka pritur pala kosovare, një pavarësi e
mbikqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, ku shumica do t'i trajtonte pakicat në mënyrë të qytetëruar.

Këtë deklaratë e bëri kryeministri i Kosovës Agim Çeku, pas një takimi që zhvilloi me shefin e UNMIK-ut, Joakim Rycker. Ky i fundit udhëton të shtunën për në Nju Jork, ku të hënën në KS-it, do të raportojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, tha se, është i bindur se deri në muajin maj KS-së, do të miratojë një rezolutë të re për Kosovën, me të cilën do të zgjidhej statusi i
Kosovës. Kryeministri Ceku, është i vetëdijshëm për qëndrimin e Rusisë, si anëtare e përhershme e KS-it dhe ai beson se Moska zyrtare, nuk do ta kundërshtojë
planin e ndërmjetësit Marti Ahtisari, por do të abstebojë gjatë votimit për rezolutën.

"Ky plan nuk është vetëm i yni, nuk është projekt që e mbështesim vetëm ne. Këtë projekt e mbështetë Ahtisari, Grupi i Kontaktit, Shtetet e Bashkuara të Amerikės, Unioni Evropian dhe nëse Rusia kundërshton ky do të ishte kundërshtim i tërë
bashkësisë ndërkombëtare. Besoj që Rusia do ta kuptojë se nuk ia vlen të prishë raportet me bashkësinë ndërkombëtare për Kosovën", tha kryeministri Agim Çeku.

Shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker, i cili takoi kryeministrin para së të niset për në KS_it, tha se ai mirëpret dorëzimin e raportit të Marti Ahtisarit, në selinë e OKB-së në Nju Jork.
"Jemi në momentin e përshtatshëm në procesin e statusit. Prej ditës së djeshme, sekretari i pėrgjithshëm e ka propozimin e zotit Ahtisari dhe ai shumë shpejtë do t'ia kalojë planin Këshillit të Sigurimit për debat", tha Joakim Reucker.

Plani për Kosovën, i ndërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari, i cili tashmë është dërguar në selinë e OKB-së, me datën 26 mars do tu dorëzohet vendeve anëtare të KS-së, ndërsa, vet Marti Ahtisari, pritet të raportojė në Këshillin e Sigurimit, më 3 prill. Pala serbe vazhdon ta kundërshtojë, planin për Kosovën dhe krerët e Serbisë kanë deklaruar se, propozimi i diplomatit finlandez, Marti Ahtisari, nuk plotëson kriteret për t'u diskutuar në Këshillin e Sigurimit.